LAJMI I FUNDIT:

Pichai mbetet në Google

Pichai mbetet në Google

Sipas informatave jozyrtare, udhëheqësi i zhvillimit të shfletuesit Chrome e sistemit operativ Chrome OS dhe më tutje mbetet në Google.

Sipas portalit teknologjik All Things Digital, Sundar Pichai mbetet në Google, edhe pas tentimit të Twitter që ta rrëmbejë atë. Për ta mbajtur brenda kompanisë, supozohet se në Google i kanë një rritje të majme të rrogës, mirëpo nuk dihet se për sa para bëhet fjalë.

Kohëve të fundit Google është përballë me tentime të ngjashme të kompanive të cilat tentojnë t’i rrëmbejnë asaj të punësuar të vlefshëm. Largimi i Pichait nga Google padyshim që do të rrezikonte të ardhmen e Chrome, e veçanërisht sistemit operativ Chrome OS, vlerësojnë analistët. Në Google kanë refuzuar të komentojnë këto pohime.

Ndërkohë, në Twitter janë vënë në kërkim të fuqive të cilat do t’i ndihmojnë në zhvillimin e produkteve. Kohëve të fundit kompania po merret seriozisht me zgjidhjen e problemeve infrastrukturore të shkaktuara nga rritja e shpejt e shërbimit. /Telegrafi/