LAJMI I FUNDIT:

Të “çmendur” pas Facebook?

Të “çmendur” pas Facebook?

Deri më sot, Facebook ka më shumë se 500 milionë anëtarë. Mesatarisht, një në 13 persona në botë e përdorin këtë rrjet social.

Gjysma e anëtarëve të këtij rrjeti, qasen për çdo ditë në llogaritë e tyre, ose thënë më shkurt: mbi 250 milionë njerëz janë aktiv në këtë faqe, për çdo ditë. Të paktën kështu thuhet sipas një info-grafike të bërë nga SocialHype dhe Online Schools.

Sipas hulumtimit të bërë nga SocialHype thuhet se 48 për qind e njerëzve të moshës 18 deri në 34 vjeç e kontrollojnë profilin e tyre ne Facebook, menjëherë pasi që zgjohen nga gjumi, ndërsa 28 për qind e njerëzve e kontrollojnë atë nga telefonat e mençur mobil, ende pa u zgjuar nga shtrati i tyre.

Për më tepër, thuhet se mbi 30 për qind e përdoruesve tani janë të moshës mbi 35 vjeç, ndërsa pjesa më e madhe e tyre janë të rinj të moshës 18-24. Më shumë se 70 për qind e përdoruesve të këtij rrjeti social vijnë nga jashtë SHBA’ve, edhe pse Facebook llogaritet si rrjeti social i amerikanëve.

Fjala “Facebook” dhe “Facebook Login” ishin termat më të kërkuar në internet gjatë vitit 2010, ndërsa ky rrjet kërkon të thyejë edhe rekorde të reja, duke planifikuar që brenda këtij viti të arrijë shifrën e 700 milionë përdoruesve.

Me këto statistika dhe shumë të tjera që mund t’i gjejmë në ndërkohë, a mendoni se njerëzit sot janë të obsesionuar me Facebook? / Telegrafi /

Në trend Teknologji

Më shumë
IBM dhe AIST bashkëpunojnë në prodhimin e kompjuterit kuantik 10,000 kubitë

IBM dhe AIST bashkëpunojnë në prodhimin e kompjuterit kuantik 10,000 kubitë

Teknologji
Edhe kjo ka ndodhur, kemi inteligjencën e parë artificiale që ka kaluar testin Turing

Edhe kjo ka ndodhur, kemi inteligjencën e parë artificiale që ka kaluar testin Turing

Teknologji
Apple thuhet se ka pezulluar zhvillimin e Vision Pro 2 pasi synon të nxjerrë modelin më të lirë vitin e ardhshëm

Apple thuhet se ka pezulluar zhvillimin e Vision Pro 2 pasi synon të nxjerrë modelin më të lirë vitin e ardhshëm

Teknologji
Motorola njoftoi lansimin e një telefon të ri, “për blerësit që kanë kujdes për buxhetin”

Motorola njoftoi lansimin e një telefon të ri, “për blerësit që kanë kujdes për buxhetin”

Teknologji
Nvidia bëhet kompania më e vlefshme në botë

Nvidia bëhet kompania më e vlefshme në botë

Teknologji
TikTok përballet me një presion të ri nga SHBA-të mbi privatësinë e fëmijëve

TikTok përballet me një presion të ri nga SHBA-të mbi privatësinë e fëmijëve

Teknologji
Kalo në kategori