LAJMI I FUNDIT:

Bie papritmas sasia e e-mailave spam

Bie papritmas sasia e e-mailave spam

Sasia e postës së padëshiruar elektronike ka rënë në mënyrë dramatike në mbarë botën gjatë disa muajve të fundit, e veçanërisht gjatë festave të fundvitit. Pse ka ndodhë kjo, ende nuk sqarime.

Një kompani e cila merret me sigurinë në internet ka zbuluar se rreth 200 miliardë porosi spam janë dërguar çdo ditë në gusht të vitit të kaluar, derisa në dhjetor numri i tyre ka qenë “vetëm” 50 miliardë në ditë.

Ani pse arsyet për këtë rënie nuk janë shumë të qarta, ekspertët vërejtjen se kjo ndoshta nuk do të zgjasë shumë, raporton transmetuesi britanik – BBC.


Pjesën më të madhe të postës elektronike ata i dërgojnë në rrjetet e kompjuterëve të cilët janë të infektuar me viruse, të njohura si botnete. Një prej rrjeteve të tilla, e quajtur Rustock, në pikën kulmuese të saj ka qenë përgjegjëse për 47 deri në 48 për qind të gjitha porosive spam të dërguara në internet.

Rustock në dhjetor ka pasur vetëm 0.5 përqindje në postën e padëshiruar elektronike. Në të njëjtën kohë janë qetësuar edhe dy rrjete tjera spam – Lethic e Xarvester.

Ekspertët theksojnë se në të kaluarën volumi i spamit kishte rënë në mënyrë që botnetet të përmirësohen, por tani duket se Rustockut nuk i ka ngjaë një gjë e ngjashme.

Kjo do të thotë se njerëzit të cilët kontrollojnë këtë rrjet edhe më tutje mund të dërgojnë sasi të mëdha të postës së padëshiruar, por për ndonjë arsye kanë vendosur që mos ta bëjnë këtë gjë.

Një prej sqarimeve të mundshme është edhe se spamerët thjesht po rirreshtohen dhe po përgatiten për fushatë të re. /Telegrafi/