LAJMI I FUNDIT:

Paraqitja e rrejshme online e dënueshme

Paraqitja e rrejshme online e dënueshme

Shteti federal amerikan i Kalifornisë ka vendosur të fillojë të dënojë të gjithë ata të cilët paraqiten rrejshëm në internet, si me gjoba ashtu edhe me burg.

Që nga Viti i Ri në Kaliforni të SHBA-ve paraqitja online si dikush tjetër është bërë e dënueshme, por nëse kjo gjë bëhet me qëllim që t’i bëj dëm, frikësojë apo mashtrojë një person tjetër.

Dënimet për këtë shkelje janë deri në 1.000 dollarë, respektivisht deri në një vit burg në rastet më të rënda. Nëse dikush paraqitet me emër të huaj me qëllim të bëj ndonjërin prej aktiviteteve të mësipërme të dënueshme u është lënë gjykatësve të vendosin, e tanimë janë paraqitur edhe një numër i madh i kritikëve të ligjit për të cilin thonë se është i paqartë dhe se supozohet të shkelë lirinë e shprehjes. /Telegrafi/