LAJMI I FUNDIT:

Kanadezët më të varurit nga interneti

Kanadezët më të varurit nga interneti

Sipas të dhënave të kompanisë comScore, 68 për qind e kanadezëve lidhen çdo ditë në internet, e mesatarisht 42 orë brenda muajit kalojnë në internet.

Sipas informatave të cilat i ka grumbulluar kompania comScore, e i ka publikuar agjencia e lajmeve Reuters, qytetarët e Kanadasë në mesin e të gjitha shteteve të përfshira në hulumtim kalojnë më së shumti kohë në internet.

Afërsisht 68 për qind e kanadezëve lidhen në internet çdo ditë, në vendin e dytë janë banorët e Francës dhe Britanisë së Madhe, pasuar nga gjermanët me 60 për qind, e SHBA-të janë në vendin e pestë me 59 për qind të atyre të cilët në mënyrë rutinore çdo ditë shfletojnë internetin. Në fund të listës së comScore janë italianët të cilët vetëm 36 për qind brenda ditës shfletojnë internetin brenda ditës.


Kanadezët në mesatare kalojnë 42 orë në internet brenda muajit, krahasuar me 40 orë gjatë vitit 2009, si dhe në mesatare shikojnë 147 video materiale në YouTube dhe shërbime tjera të internetit. Po ashtu theksohet se rreth 17 milionë kanadezë, respektivisht rreth 51 për qind e kombit, ka llogari në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Trump: Jam dakord me idenë që Musk të blejë TikTok

Trump: Jam dakord me idenë që Musk të blejë TikTok

Teknologji
Trump zbulon projektin më të madh për inteligjencën artificiale - investim prej 500 miliardë dollarësh

Trump zbulon projektin më të madh për inteligjencën artificiale - investim prej 500 miliardë dollarësh

Teknologji
Miliarderi i teknologjisë Peter Thiel thotë se ai u lejon fëmijëve të tij vetëm 1,5 orë në javë të qëndrojnë

Miliarderi i teknologjisë Peter Thiel thotë se ai u lejon fëmijëve të tij vetëm 1,5 orë në javë të qëndrojnë "para ekranit"

'E papërshtatshme dhe e rrezikshme': Çfarë do të ndodhë nëse TikTok blihet nga miliarderët e teknologjisë?

'E papërshtatshme dhe e rrezikshme': Çfarë do të ndodhë nëse TikTok blihet nga miliarderët e teknologjisë?

Teknologji
Deutsche Bahn dëshiron të luftojë “lyerjen me grafiti” në trena me një qen robot

Deutsche Bahn dëshiron të luftojë “lyerjen me grafiti” në trena me një qen robot

Teknologji
Dikur praktikant në Facebook, e sot drejtor i një prej platformave më të suksesshme - historia e shefit të TikTok

Dikur praktikant në Facebook, e sot drejtor i një prej platformave më të suksesshme - historia e shefit të TikTok

Teknologji
Kalo në kategori