LAJMI I FUNDIT:

Satelit i ri për internetin në Evropë

Satelit i ri për internetin në Evropë

Sateliti i ri i cili premton internet me shirit të gjerë për përdoruesit në mbarë Evropën dhe Mediteranin është lansuar suksesshëm të dielën nga kozmodromi Baikonur në Kazakistan.

Ka-Sati i Eutelsatit do të fillojë punën vitin e ardhshëm dhe paraqet satelitin e tretë për internet me shirit të gjerë (broadband) i cili është lansuar gjatë gjashtë javëve të fundit.

Sateliti SkyTerra-1 i cili është i bazuar në teknologjinë si edhe Ka-Sat është lansuar në mes të nëntorit dhe do të sigurojë shërbime për përdoruesit në Amerikën Veriore derisa Hylas-1 është lansuar në fund të nëntorit dhe po ashtu do t’i dedikohet Evropës. /Telegrafi/