LAJMI I FUNDIT:

Baidu çdo ditë e më i popullarizuar

Baidu çdo ditë e më i popullarizuar

Makina më e madhe kineze për kërkime në internet Baidu kohë më parë ka njoftuar se shërbimi i saj për mikro blogje ka mbi një milion përdorues dhe atë vetëm tre muaj pasi që është lansuar.

Ky shërbim i ri bart emrin Baidu Talk në gjuhën angleze dhe e dallojnë karakteristikat e ngjashme me rrjetin Twitter, megjithatë, ky shërbim është menduar të bëhet një platformë rrjeti tërësisht e pavarur.

Baidu Talk fillimisht është paraqitur në mes të shtatorit si version i përfunduar eksperimental derisa përdoruesit e rinj kanë mundur t’i qasen vetëm me anë të thirrjes.

Shërbimi Baidu Talk dallohet nga shërbimet tjera kineze për mikro blogje për faktin se për t’iu qasur atij është i domosdoshëm identifikimi me emër e mbiemër. /Telegrafi/