LAJMI I FUNDIT:

Google me tabletin Tango, në qershor

Google me tabletin Tango, në qershor

Google është duke punuar në një tablet të ri prototip, i cili do ti përdor sensorët për ta hartuar botën përreth, thotë një raport i ri medial.

Tableti vjen si pjesë e hulumtimeve të Google me Project Tango, nga i cili tashmë është parë një prototip i telefonit i cili mund të krijojë harta 3D nga ambienti i cili e rrethon përdoruesin e atij telefoni.

Tableti Tango do të sjell ekranin me diagonalen prej 7 inç, dy kamera të pasme dhe sensorët e thellësisë me infrared, të cilët do t’ia lejojnë pajisjes të krijojë fotografi të sakta tri-dimensionale të objekteve, raporton The Wall Street Journal.

Me sa duket Google e ka në plan që të prodhojë rreth 4000 njësi të tabletit prototip në muajin e ardhshëm, mbase për t’ua dhënë zhvilluesve në konferencën e kushtuar për ata, që të gjithë e njohin si I / O.


Me tabletin e ri të Google, Tango, zhvilluesit do të jenë në gjendje për të eksperimentuar me harduer të ri dhe për të krijuar aplikacione që përdorin pajisje të reja në mënyra interesante. / Telegrafi /