LAJMI I FUNDIT:

Samsung lider global edhe i orëve të mençura

Samsung lider global edhe i orëve të mençura

Sipas një raporti të fundit nga Strategy Analytics, modeli fillestar i orës së mençur Samsung Galaxy Gear është shitur në më shumë njësi në tremujorin e parë të vitit 2014 sesa Pebble, Motorola apo ndonjë shitës tjetër.

VentureBeat raporton se në total janë shitur 700 mijë njësi të orëve të mençura për tremujorin e parë të vitit, ndërsa 500 mijë njësi janë shitur vetëm nga Samsung.

Samsung ka udhëhequr tregun me një pjesëmarrje prej 71%, me një rritje prej 250% nga viti në vit.

Natyrisht, se dërgesat e një tremujori nuk barazohen me totalin e shitjeve të përgjithshme, por fakti që Samsung tashmë ka kapur tashmë një shumicë të madhe të hapësirës nga shitësit e tjerë, është një shenjë e mirë për pajisjet e Samsung, sikurse Gear 2, Gear 2 Neo dhe Gear Fit.


Analistët e tregut kanë vlerësuar se rritje e pashmangshme pritet në tremujorin aktual, si dhe në të ardhmen e afërt, pasi që kthimet nga tabletët dhe telefonat e mençur kanë dështuar të bëjnë përshtypje për prodhuesit.

Tregu nuk ka arritur në 1 milion njësi në tremujorin e parë, por tani që Samsung ka lëshuar një linjë të re të orëve të mençura me funksionalitete të reja dhe ndërfaqe të re, pritjet janë që këto shifra të rriten në këtë tremujor. /Telegrafi/