LAJMI I FUNDIT:

Microsoft lanson Surface Mini që të garojë me iPad

Microsoft lanson Surface Mini që të garojë me iPad

Microsoft është duke u përgatitur për një ngjarje të vogël mediale, në të cilën pritet prezantmi i versionit të ri të tabletit që bazohet në Windows RT dhe procesorin e Qualcomm.

Në fakt, Microsoft i ka dërguar ftesat për një ngjarje mediale e cila do të mbahet më 20 maj në Nju Jork, dhe ndërsa detajet janë të kufizuara, besohet se ngjarja do të jetë rreth linjës së saj të tabletëve Surface, përkatësisht tabletit të ri Surface Mini.

Për ngjarjen e saj, Microsoft ka aluduar se do të jetë "një tubim i vogël", edhe pse mediat e kanë interpretuar si një para-prezantim të tabletit të ri Surface Mini.

Me tabletin e saj të ri, Microsoft besohet se synon të rivalizojë me modelet e tjera të tabletëve në tregi, sikurse iPad Mini, linjën e tabletëve Samsung Galaxy Tab dhe Google Nexus 7, ndër të tjera.


Sipas The Verge, Surface Mini do të sjell ekranin me diagonalen prej prej 7 deri në 8 inç, ndërsa procesori i tabletit pritet të vijë nga Qualcomm dhe të bazohet në platformën Windows RT. /Telegrafi/