LAJMI I FUNDIT:

Lenovo prezanton laptopët e linjës Chromebook

Lenovo prezanton laptopët e linjës Chromebook

Për të parën herë tani, Lenovo ka zbuluar modelet e reja të laptopëve Chromebook N20 dhe N20p, të cilët ia ka dedikuar konsumatorëve.

Modelet e reja të laptopëve do të jenë në dispozicion gjatë muajit korrik për një çmim fillestar prej 279 dollarëve për modelin N20, ndërsa N20p do të shitet prej 349 dollarëve dhe do të debutojë në treg një muaj më vonë.

Dallimi më i madh mes dy modeleve është se N20p ka ekranin me 11.6-inç, si dhe ekranin e ndjeshëm nga 1,366 me 768-piksel, ndërsa N20 nuk e ka ekranin e ndjeshëm në prekje, edhe pse madhësia e tij është e njëjtë.

Për më shumë, N20p e ka edhe funksionin e konvertimit të ekranit në 300 shkallë prapa dhe kthehet në Stand Mode për të shikuar video, luajtur lojëra apo për të shfletuar në ueb duke e përdorur ekranin e ndjeshëm.


Të dy modelet mbështeten në procesorin e Intel, Celeron me grafika të integruara dhe kohë të startimit të laptopit e cila zgjat vetëm 3 sekonda. Laptopët mund të konfigurohen me 16GB memorie të brendshme dhe 4GB memorie, ndërsa bateria mund të zgjasë deri në 8 orë pune. / Telegrafi /