LAJMI I FUNDIT:

Dell feston 30 vjetorin e kompanisë

Dell feston 30 vjetorin e kompanisë

Prodhuesi i njohur i kompjuterëve personal dhe pajisjeve tjera elektronike, Dell do ta festojë vitin e 30-të në biznesin e kompjuterëve personal, duke e shënuar kështu dekadën e tretë që nga koha kur Michael Dell e themeloi këtë kompani.

Michael Dell e kishte filluar firmën e tij në moshën 19 vjeçare, pasi ai i zbuloi kompjuterët si një mundësi biznesi sa ishte student, duke filluar diçka që më pas u rrit dhe u shndërrua në teknologji multi-miliardëshe e informacionit, e ofruar nga kompania Dell sot.

Ndërmarrësi amerikan e ka nisur udhëtimin e tij në vitin 1984 në një dhomë të konviktit të Universitetit të Austin në Texas, dhe pak kohë më pas ai i braktisi studimet e tij për tu bërë pioneri më i rëndësishëm i kompjuterëve personal.

Dell ishte themeluar me emrin "PC Limited" më 3 maj 1984, dhe menjëherë filloi me prodhimin e sistemeve të kompjuterëve PC, dhe më pas e fitoi reputacionin si një kompani e cila po krijonte pajisje cilësore me teknologjitë e fundit.


Më pas, Dell filloi edhe me shitjen e produkteve për segmentin e bizneseve, duke krijuar dhe furnizuar me serverë, ndërsa shitja e laptopëve dhe PC-ve vazhdonte.

Mirëpo me rënien e kërkesës së kompjuterëve personal, Dell u adaptua me trendet e tregut dhe filloi edhe me prodhimin e printerëve, rrjeta, dhe shërbime për IT, ndërsa bleu disa kompani të rëndësishme, për tu bërë njëra ndër kompanitë më të mëdha në botë, dhe pjesë e listës së kompanive të mëdha në revistën Fortune. / Telegrafi /