LAJMI I FUNDIT:

Modelet e reja të MacBook Air prezantohen nesër?

Modelet e reja të MacBook Air prezantohen nesër?

Apple thuhet se do ta lansojë modelin e ri të MacBook Air së shpejti, dhe ky model besohet se do të jetë edhe më i hollë dhe më i lehtë se paraardhësi i tij, raporton faqja gjermane MobileGeeks, e cila citon disa burime brenda zinxhirit të furnizimit të kompanisë Apple.

Publikimi thotë se Apple ka punësuar disa prodhues të orëve për zhvillimin e modelit të ri dhe të hollë të MacBook Air, pasi që ka nevojë për përvojën e tyre në krijimin e komponentave shumë të ndërlikuara dhe jashtëzakonisht të vogla.

Modeli i MacBook Air me 11.6” i vitit 2014 thuhet se do të jetë shumë i ngjashëm me versionin klasik të netbook-ëve me 10.1”.

MobileGeeks thotë se korniza rreth ekranit do të jetë më e ngushtë, ndërkohë që profili i MacBook Air do të humbas edhe disa milimetra tjera.


Edhe pse këto modele të reja mund ose mund të mos jenë në përgatitje, një raport i veçantë nga reporteri i besueshëm i produkteve të Apple, Mark Gurman i 9to5Mac thotë se modelet e reja të MacBook Air do të mund të lansohen në publik që në ditën e nesërme. / Telegrafi /