LAJMI I FUNDIT:

LG G Watch edhe në versionin Gold

LG G Watch edhe në versionin Gold

Versionet e pajisjeve të mençura mobile në ngjyrë të artë janë bërë tashmë standard. Tani, prodhuesi i njohur jugkorean, LG e ka prezantuar versionin e ri të orës LG G Watch, i cili përveç versionit në të zezë, do të vijë edhe në ngjyrën e artë, apo siç quhet në origjinal - Champagne Gold.

Përveç ngjyrës dhe freskimit të orës së mençur, LG G Watch, kompania nuk ka dhënë detaje tjera për orën e saj, e cila është rival i Moto 360.

Lansimi i LG G Watch thuhet se do të bëhet “dikur gjatë verës”, ndërsa jozyrtarisht është kuptuar se çmimi i kësaj ore do të sillet rreth 300 dollarë. / Telegrafi /