LAJMI I FUNDIT:

Qualcomm prezanton çipat e rinj, Snapdragon 810 dhe 808

Qualcomm prezanton çipat e rinj, Snapdragon 810 dhe 808

Qualcomm ka prezantuar dy modele të reja të çipave të cilët do ti mbështesin një numër të madh të telefonave të mençur të vitit të ardhshëm, përkatësisht modelet mesatare por edhe ato të avancuara të cilat do të paraqiten në treg gjatë 2015-tës.

Modelet e reja të çipave janë pjesë e linjës Snapdragon, dhe janë të koduar me shifrat 810 dhe 808, ndërsa në mesin e përmirësimeve që do të sjellin tek telefonat e mençur do të jenë edhe performanca e përmirësuar e procesorëve, renderimin në 3D si dhe lidhjen për internetin e shpejtë mobil – gjeneratën LTE.

Të dy modelet e çipave kanë procesorët 64-bit dhe përdorin ARM Cortex A5x CPU core, në vend të Qualcomm Kraits. Ato janë të mbështetura në arkitekturën e njohur si big.LITTLE, e cila është e ngjashme me atë të çipave të Samsung, Exynos quad dhe hexa-core.

Duhet thënë se këta nuk janë çipat e parë të Qualcomm me 64-bit, pasi që në linjën e Snapdragon ishin edhe modelet 410, si dhe 610 dhe 615.


Snapdragon 810 zëvendëson linjën e çipave të serisë 805, si versioni më i avancuar i kësaj linje.

Me gjithë performancën e përmirësuar, modelet e reja të çipave të Qualcomm nuk pritet të shpenzojnë më shumë se 20 për qind energji të telefonave të rinj që do të bazohen në këto modele. / Telegrafi /

Në trend Teknologji

Më shumë
Apple mund të bëhet prodhuesi më i madh i telefonave në vitin 2025

Apple mund të bëhet prodhuesi më i madh i telefonave në vitin 2025

Teknologji
Inteligjencës artificiale i është kërkuar të bëjë një fotografi të vetes, rezultatet janë mbresëlënëse

Inteligjencës artificiale i është kërkuar të bëjë një fotografi të vetes, rezultatet janë mbresëlënëse

Teknologji
Cyberpunk 2077 tani ka DLSS 3 për të rritur shpejtësinë e kornizave

Cyberpunk 2077 tani ka DLSS 3 për të rritur shpejtësinë e kornizave

Cila është arsyeja që i shtyn shumë konsumatorë drejt blerjes së një telefoni më të ri?

Cila është arsyeja që i shtyn shumë konsumatorë drejt blerjes së një telefoni më të ri?

Teknologji
iPhone 17 Slim i Apple do të ketë një lloj të ri ekrani OLED

iPhone 17 Slim i Apple do të ketë një lloj të ri ekrani OLED

Teknologji
Bashkëthemeluesi i Facebookut ka thënë kriptovaluta Libra do t’i japë investitorëve fuqi të tepruar

Bashkëthemeluesi i Facebookut ka thënë kriptovaluta Libra do t’i japë investitorëve fuqi të tepruar

Kalo në kategori