LAJMI I FUNDIT:

Rrjedhin pamjet e Samsung Galaxy Tab 4 10.1

Rrjedhin pamjet e Samsung Galaxy Tab 4 10.1

Javën e kaluar, në internet kanë qarkulluar disa pamje të tabletit të ri të Samsung, Galaxy Tab 4 7.0, ndërsa tani kanë rrjedh edhe disa pamje të Samsung Galaxy Tab 4 10.1.

Në fakt, nga pamjet e publikuara në internet shihen dy versione të tabletit të ri të Samsung, njëri me ngjyrë të bardhë dhe tjetri në të zezë.

Edhe pse pamjet fillishit janë zbuluar nga @evleaks, në publikimin e tyre nuk janë dhënë shumë detaje për Samsung Galaxy Tab 4 10.1.

Ajo që dihet tashmë është se pajisja do të vijë me ekranin me diagonalen prej 10.1 inç, ndërsa modelu ekzistues i këtij tableti sjell ekranin në WXGA dhe rezolucionin prej 1280 x 800 pikselëve.


Ndërsa në versionin e ri të Samsung Galaxy Tab 10.1 pritet që ekrani të jetë në full HD me rezolucionin prej 1920 x 1080 pikselëve, si dhe kalimin e procesorit nga dual-core në quad-core me më shumë RAM.

Ende nuk dihet nëse Samsung do të vazhdojë ta përdor ekranin TFT LCD për modelin e ri të Galaxy Tab 10.1, apo kompania do të vendosë të kalojë në formatin Super AMOLED.

Linja e tabletëve Samsung Galaxy Tab 4 do të vijë me tri modele dhe madhësi të ndryshme, të cilat do të përfshijnë Samsung Galaxy Tab 4 7.0, Samsung Galaxy Tab 4 8.0 dhe Samsung Galaxy Tab 4 10.1. / Telegrafi /