LAJMI I FUNDIT:

LG prezanton llampat e mençura që lidhen me iOS dhe Android

LG prezanton llampat e mençura që lidhen me iOS dhe Android

LG sot ka prezantuar llampat e mençura të quajtura Smart Bulb, të cilat përveç funksioneve tjera interesante që ofrojnë, sjellin edhe mundësinë e lidhjes së tyre me dy sistemet më të mëdha operative në botë, Android dhe iOS, përkatësisht pajisjet që bazohen në këto platforma mobile.

LG ka thënë se llampat të cilat shpenzojnë pak energji, do të jetojnë deri në 10 vite, nëse përdoren nga 5 orë në ditë. "LG Smart Lighting" do të punojë në pajisjet e bazuara në Android 4.3 dhe versionet tjera të reja të sistemit operativ të Google, si dhe në iOS 6 dhe versionet tjera më të reja.

Funksionet e Smart Bulb të LG përfshijnë edhe opsionin e lëshimit të dritave për tu dukur se dikush është në shtëpi, edhe kur pronari i shtëpisë nuk është aty, si dhe opsionin “play mode” për të lëshuar muzikë nga një pajisje Android.

Dritat do të aktivizohen edhe kur përdoruesit e tyre pranojnë një thirrje në telefonin e tyre të mençur. Llampat e LG-së do të jenë në dispozicion për një kosto prej 32 dollarësh për copë. / Telegrafi /