LAJMI I FUNDIT:

Toshiba lanson laptopin Satellite P50t me Ultra HD 4K

Toshiba lanson laptopin Satellite P50t me Ultra HD 4K

Toshiba e ka zbuluar spektrin e saj të ri të laptopëve, njëri prej të cilëve është modeli Toshiba Satellite P50t, i cili sjell ekranin me Ultra HD 4K.

Toshiba Satellite P50t gjithashtu sjell ekranin me diagonalen prej 15.6 inç, i cili është i ndjeshëm në prekje dhe ka rezolucionin prej 3,840 x 2,160 pikselëve, dhe procesorin Intel Core i7.

Karakteristikat tjera të Toshiba Satellite P50t përfshijnë edhe 16GB RAM, grafikat 2GB AMD Radeon R9 M265, Bluetooth 4.0 dhe 802.11 WiFi.

Kompania ende nuk i ka bërë të ditura çmimet e laptopit Toshiba Satellite P50t, edhe pse ka njoftuar se ky model do të jetë në dispozicion në tremujorin e dytë të këtij viti me opsionin për ekranin me 1080p. / Telegrafi /