LAJMI I FUNDIT:

HP prezanton tabletin HP 8 1401 për 170 dollarë

HP prezanton tabletin HP 8 1401 për 170 dollarë

Pas lansimit të fabletëve të saj, Slate 6 dhe Slate 7 VoiceTab, HP tani ka prezantuar modelin e ri të tabletit të saj Android, i cili do të dallohet lehtë për shkak të çmimit të lirë.

Tableti i ri i HP-së, i koduar me shifrën 8 1401 sjell ekranin me diagonalen prej 7.85-inç në IPS me rezolucionin prej 1024×768 pikselëve, dhe specifika tjera të tabletëve të cilët kanë kosto të ngjashme, apo paksa më të lartë.

Procesori i tabletit të HP është Allwinner quad-core me 1GB RAM dhe 16GB memorie të brendshme e cila mund të zgjerohet edhe më tej si dhe 25GB shtesë në Box, raporton Phone Arena.

Tableti bazohet në Android 4.2.2, ndërsa ofron edhe lidhjen Wi-Fi, kamerën e pasme me 2-mega-piksel, atë të përparmen me 0.3-megapiksel, si dhe baterinë me 3,800mAh e cila mund të zgjasë deri në 7 orë pune aktive. / Telegrafi /