LAJMI I FUNDIT:

Apple së shpejti me iOS edhe në vetura

Apple së shpejti me iOS edhe në vetura

Projekti i shumë-pritur i Apple - “iOS in the Car" më në fund po e merr formën e vet, pasi që kompania amerikane brenda pak ditësh pritet ta zyrtarizojë partneritetin e saj me prodhuesit e famshëm të makinave, sikurse Ferrari, Mercedes-Benz dhe Volvo, për të sjell teknologjinë multimediale në modelet e ardhshme të veturave të prodhuara nga kompanitë e lartpërmendura, thonë burimet e gazetes Financial Times.

Sistemi operativ i Apple brenda makinës pritet që të ofrojë qasje në shërbimet e famshme të kompanisë, si hartat, asistentin digjital me zë – Siri, media, thirrjet me zë, diktimet dhe shumë më shumë se kaq.

Platforma mobile të cilën Apple për të parën herë e kishte prezantuar në Apple Worldwide Developer Conference verën e kaluar ofron një ndërfaqe të ngjashme me atë të iOS, e cila u mundëson shoferëve të përdorin funksionet kryesore të cilat tashmë ofrohen në iPhone, iPad apo iPod touch.

Integrimin e shërbimeve të saj në vetura, Apple pritet ta prezantojë gjatë javës së ardhshme, ndërsa listës së prodhuesve të veturave pritet ti shtohen edhe emra të tjerë të mëdhenj të industrisë. / Telegrafi /


Në trend Teknologji

Më shumë
Bëhuni gati për të ardhmen; Çfarë vjen si risi me gjeneratën e re të Samsung Galaxy S25

Bëhuni gati për të ardhmen; Çfarë vjen si risi me gjeneratën e re të Samsung Galaxy S25

Teknologji
Foto që tregojnë qartë dallimet mes kamerave të Samsung Galaxy S24 dhe S25

Foto që tregojnë qartë dallimet mes kamerave të Samsung Galaxy S24 dhe S25

Teknologji
DeepSeek, startupi kinez që mund ta ndryshojë 'lojën' në fushën e Inteligjencës Artificiale

DeepSeek, startupi kinez që mund ta ndryshojë 'lojën' në fushën e Inteligjencës Artificiale

Teknologji
OpenAI prezanton agjentin e parë me Inteligjencë Artificiale, 'Operator' - cili do të jetë funksioni i tij?

OpenAI prezanton agjentin e parë me Inteligjencë Artificiale, 'Operator' - cili do të jetë funksioni i tij?

Teknologji
Meta do të investojë 65 miliardë dollarë në një qendër të dhënash 'AI' - ajo do të jetë gati sa Manhattan

Meta do të investojë 65 miliardë dollarë në një qendër të dhënash 'AI' - ajo do të jetë gati sa Manhattan

Teknologji
Nëse e keni këtë aplikacion, fshijeni atë tani

Nëse e keni këtë aplikacion, fshijeni atë tani

Teknologji
Kalo në kategori