LAJMI I FUNDIT:

Sony: Nuk na ka mbetur as edhe një PS4 në treg!

Sony: Nuk na ka mbetur as edhe një PS4 në treg!

Sony është duke kaluar kohëra të vështira në biznesin e saj, pasi që është duke u përgatitur ta shesë njësinë e saj të kompjuterëve personal tek Lenovo apo ndonjë fond investues, mirëpo njësia e saj e konsolave, përkatësisht me shitjet e deritashme të konsolës së re - Sony PS4, kompania është duke pasur një sukses të jashtëzakonshëm, pasi që ka arritur ta shesë të gjithë sasinë e prodhuar të PlayStation 4.

Sony ka njoftuar se tashmë nuk e ka as edhe një konsolë të serisë së re PS4 në shitje, pasi që e tërë sasia është blerë nga përdoruesit e saj të cilët për një kohë të gjatë e kanë pritur lansimin e saj zyrtar.

Megjithatë, Sony ka thënë se do të ketë furnizime të reja të PS4 në dispozicion për shitje, së shpejti. Dihet se Sony ka titra të lojrave të cilat dëshirohen të luhen nga të gjithë.

Për më shumë, kompania ka thënë se bashkë me sasinë e re të PS4 do të sjell edhe qindra titra të rinj të lojrave. / Telegrafi /


Në trend Teknologji

Më shumë
Mësohet data e lansimit të iOS 18, a është iPhone juaj kompakt për të?

Mësohet data e lansimit të iOS 18, a është iPhone juaj kompakt për të?

Teknologji
iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur

iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur

Teknologji
Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Teknologji
IFA 2024: Samsung shfaq fuqinë e produkteve të tij me AI për të krijuar një botë të lidhur për të gjithë

IFA 2024: Samsung shfaq fuqinë e produkteve të tij me AI për të krijuar një botë të lidhur për të gjithë

Teknologji
Apple po prezanton iPhone 16 dhe pajisjet e tjera siç është iOS me inteligjencë artificiale

Apple po prezanton iPhone 16 dhe pajisjet e tjera siç është iOS me inteligjencë artificiale

Teknologji
Prezantohet ora e mençur Apple Watch Serie 10

Prezantohet ora e mençur Apple Watch Serie 10

Teknologji
Kalo në kategori