LAJMI I FUNDIT:

Apple iWatch do të mbushet me energji diellore?

Apple iWatch do të mbushet me energji diellore?

Kohët e fundit është thënë se iPhone 6 do të vijë me një lloj të ekranit i cili mbushet me energji diellore, dhe tani sipas një raporti të fundit thuhet se Apple ka një plan të njëjtë edhe për orën e saj të mençur, iWatch, të cilën gjithashtu po mendon ta hedhë në treg me mbushësin me energji diellore.

Megjithatë, jetëgjatësia e baterisë është një nga sfidat me të cilat po ballafaqohen prodhuesit e orëve të mençura, dhe një çështje e tillë ishte përmendur edhe për orën e Apple.

Më herët thuhej se Apple është duke u përballur me sfida të prodhimit të iWatch, posaçërisht me problemet që lidhen me baterinë dhe ekranin.

Sipas një publikimi të ri nga NYT, thuhet se Apple iWatch do të vijë me ekranin e lakuar, siç është thënë edhe më herët, dhe se ekrani i lakuar do të vijë me një shtresë të mbushësit me energji diellore, i cili do të mbushet me rreze të diellit të cilat shfaqen gjatë ditës.


Disa nga detajet e publikuara më parë thonë se Apple iWatch pritet të jetë shumë më tepër se vetëm një pajisje komunikimi mes iPhone-it dhe iPad-it tuaj, pasi që e njëjta mund të të vijë edhe me një lloj të automatizimit për shtëpi.

Monitorimi i shëndetit dhe përcjellja e aktivitetit në palestër priten gjithashtu të luajnë një pjesë të madhe në iWatch të Apple, mirëpo ende mbetet të shihet nëse këto funksione do të jenë pjesë e orës së mençur, e cila pritet se do të dalë para fundit të vitit. / Telegrafi /

Në trend Teknologji

Më shumë
Mësohet data e lansimit të iOS 18, a është iPhone juaj kompakt për të?

Mësohet data e lansimit të iOS 18, a është iPhone juaj kompakt për të?

Teknologji
iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur

iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur

Teknologji
Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Teknologji
IFA 2024: Samsung shfaq fuqinë e produkteve të tij me AI për të krijuar një botë të lidhur për të gjithë

IFA 2024: Samsung shfaq fuqinë e produkteve të tij me AI për të krijuar një botë të lidhur për të gjithë

Teknologji
Apple po prezanton iPhone 16 dhe pajisjet e tjera siç është iOS me inteligjencë artificiale

Apple po prezanton iPhone 16 dhe pajisjet e tjera siç është iOS me inteligjencë artificiale

Teknologji
Prezantohet ora e mençur Apple Watch Serie 10

Prezantohet ora e mençur Apple Watch Serie 10

Teknologji
Kalo në kategori