LAJMI I FUNDIT:

HP prezanton dy modele të fabletëve

HP prezanton dy modele të fabletëve

Ditëve të fundit disa herë është thënë se kompania HP është duke hyrë në tregun e pajisjeve mobile, ndërsa parashikimet kanë rezultuar të jenë të sakta, pasi që kompania tashmë ka prezantuar dy fablet të ri me të cilët ka thënë se fillimisht do të debutojë në Indi.

Të dy modelet e fabletëve, përkatësisht HP Slate 6 VoiceTab dhe HP Slate 7 Voicetab, vijnë me diagonale të ekranit prej 6 dhe 7 inç, respektivisht.

Secili prej fabletëve do të vijë me karakteristika të ngjashme dhe do të bazohen në Android 4.2 Jelly Bean. Fableti me ekranin prej 6 inçësh do të ketë rezolucionin prej 1280 x 720 pikselëve, ndërsa modeli me ekranin 7 inç do ta ketë rezolucionin prej 1280 x 800 pikselëve.

HP ka vendosur që modelet e reja të fabletëve të saj fillimisht ti lansojë në Indi, për shkak të madhësisë së tregut dhe kërkesave në rritje, ndërsa njëri prej ekzekutivëve të kompanisë ka thënë se tregu i Indisë ka një nevojë të cilën ne po synojmë ta plotësojmë.
HP nuk ka dhënë detaje për çmimet e fabletëve të saj të rinj, e as një datë të mundshme të lansimit të pajisjeve të saj mobile në SHBA apo Evropë. / Telegrafi /


Në trend Teknologji

Më shumë
iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur

iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur

Teknologji
Gjykata e lartë e Evropës

Gjykata e lartë e Evropës "jep një goditje shumë miliarda dollarëshe" për Apple dhe Google

Teknologji
Apple po prezanton iPhone 16 dhe pajisjet e tjera siç është iOS me inteligjencë artificiale

Apple po prezanton iPhone 16 dhe pajisjet e tjera siç është iOS me inteligjencë artificiale

Teknologji
Prezantohet ora e mençur Apple Watch Serie 10

Prezantohet ora e mençur Apple Watch Serie 10

Teknologji
Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Teknologji
AirPods 4 do të kushtojnë 179 dollarë – detaje për kufjet nga Apple

AirPods 4 do të kushtojnë 179 dollarë – detaje për kufjet nga Apple

Teknologji
Kalo në kategori