CEO i Western Digital John Coyone konfirmoi se kompania po punon në zhvillimin e disqeve hibrid.
Disqet hibrid paraqesin një kombinim interesant të diskut klasik me pllakat magnetike dhe me një sasi të vogël të NAND memories flash në të njëjtën shtëpizë, që si për nga performancat por edhe nga kapaciteti dhe çmimi në krahasim me zgjidhjet “e pastra” SSD.
Nga prodhuesit e mëdhenj të disqeve, përveç Samsung asnjëri deri tani nuk ka pasur sukses të dalluar me modelet SSD, e vetëm Seagate në ofertë ka diskun hibrid Momentus XT me kapacitet prej 750 GB dhe 8 GB memorie SLC NAND. Seagate-it kështu së shpejti do ti bashkëngjitet edhe Western Digital, e këtij të fundit në zhvillimin e disqeve hibrid në masë të madhe po i ndihmon blerja kohë më parë e kompanisë Hitachi GST dhe përvoja e saj në punën me memorien flash dhe SSD-të.
Edhe pse deri tani nuk kanë parë përdorim të madh, disqet hibrid pritet të jenë më të përhapur në një të ardhme të afërt si alternativa e tretë gjatë zgjidhjes së sistemit për deponimin e të dhënave – deri tani zgjidhja kryesisht ishte e kufizuar në disqet klasik të ngadalshëm, të lirë dhe me kapacitet të lartë ose SSD-të e shpejtë, kursyes që nuk kanë kapacitet të lartë. Disqet hibrid qysh tani po shqyrtohen nga prodhuesit e ultrabookëve në të cilët instalimi i diskut klasik është problematik për shkak të dimensioneve shumë të kufizuara dhe shpenzimit, derisa SSD-të blerësve shpesh nuk po u ofrojnë kapacitet të mjaftueshëm.
Western Digital në mesin e ultrabookëve siç po duket ka gjetur shanin për pushtimin e tregut të ri dhe rritjen e dërgesave, por ende nuk dihet se kur mund të presim në shitje ekzemplarët e parë të zgjidhjeve hibride. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSuperkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?
Brazili nuk është i vetëm - cilat vende e kanë ndaluar platformë X?
Meta trajnon pa paralajmërim inteligjencën artificiale mbi të dhënat e qytetarëve të Ballkanit
SHBA paralajmëron hakerët rusë: E dimë kush jeni, do t’ju gjejmë
Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Santiana Maloku dhe Lirimi i japin fund lidhjes së tyre?
Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste
Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës
Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani
Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë