LAJMI I FUNDIT:

AMD rrit posedimin në treg

AMD rrit posedimin në treg

AMD gjatë çerekut të parë të vitit shënoi rritje të lehtë të posedimit në tregun global të procesorëve, tregojnë analizat e kompanisë Mercury Research.

Analizat kanë të bëjnë me dërgesat e procesorëve, ku AMD posedim rreth një për qind më të madh (19.1 për qind kundrejt 18.2 për qind të çerekut të mëparshëm), derisa posedimi i Intelit në mënyrë analoge ra në 80.2 për qind.

Mercury Research thekson se dërgesat totale të procesorëve janë më të ulëta se në çerekun e parë të vitit të kaluar, derisa rezultatit më të mirë në AMD i kontribuuan rimëkëmbja e dërgesave të disaqeve pas vërshimeve të vitit të kaluar në Tajlandë kërkesa më e madhe për portativët më të lirë dhe APU çipat Llano. AMD në tregun e procesorëve për kompjuterët e tavolinës mban 43 për qind të posedimit, njëjtë sikurse dhe vitin e kaluar.

Intel gjatë çerekut të parë ka dërgesa më të mëdha të procesorëve të lirë Atom dhe Celeron, derisa AMD gjatë çerekëve të ardhshëm pritet të ketë sukses me gjeneratën e re të APU çipave Trinity dhe gjeneratën e dytë të procesorëve C dhe E për portativët e lirë dhe kursyes. Analisti i Mercury Research, Dean McCarron, pret posedim më të madh të procesorëve të Intelit gjatë çerekëve të ardhshëm duke iu falënderuar paraqitjes së gjeneratës së çipave Ivy Bridge. /Telegrafi/


Në trend Teknologji

Më shumë
Bëhuni gati për të ardhmen; Çfarë vjen si risi me gjeneratën e re të Samsung Galaxy S25

Bëhuni gati për të ardhmen; Çfarë vjen si risi me gjeneratën e re të Samsung Galaxy S25

Teknologji
Foto që tregojnë qartë dallimet mes kamerave të Samsung Galaxy S24 dhe S25

Foto që tregojnë qartë dallimet mes kamerave të Samsung Galaxy S24 dhe S25

Teknologji
Nëse e keni këtë aplikacion, fshijeni atë tani

Nëse e keni këtë aplikacion, fshijeni atë tani

Teknologji
Meta do të investojë 65 miliardë dollarë në një qendër të dhënash 'AI' - ajo do të jetë gati sa Manhattan

Meta do të investojë 65 miliardë dollarë në një qendër të dhënash 'AI' - ajo do të jetë gati sa Manhattan

Teknologji
OpenAI prezanton agjentin e parë me Inteligjencë Artificiale, 'Operator' - cili do të jetë funksioni i tij?

OpenAI prezanton agjentin e parë me Inteligjencë Artificiale, 'Operator' - cili do të jetë funksioni i tij?

Teknologji
DeepSeek, startupi kinez që mund ta ndryshojë 'lojën' në fushën e Inteligjencës Artificiale

DeepSeek, startupi kinez që mund ta ndryshojë 'lojën' në fushën e Inteligjencës Artificiale

Teknologji
Kalo në kategori