LAJMI I FUNDIT:

Gjysma e tabletëve Android janë Kindle Fire!

Gjysma e tabletëve Android janë Kindle Fire!

Ka shumë indikatorë të cilët thonë se tableti i Amazon, Kindle Fire është duke marrë pjesë të tregut shumë shpejtë.

Sipas comScore, Kindle Fire tani merr pjesë me më shumë se 50 për qind të tregut të tabletëve Android, dhe kjo shifër është një e arritur e rëndësishme për Amazon.

Bazuar në raportin e firmës së hulumtimeve, pjesëmarrja e tregut të Kindle Fire është dyfishuar që nga dhjetori deri në janar të këtij viti, duke marrë kështu 54.4 për qind të tregut të tabletëve Android.

Pas Kindle Fire, vjen Galaxy Tab me 15.4 për qind, i cili pasohet nga Motorola Xoom dhe Asus Transformer, të cilët kanë 7 dhe 6.3 për qind, përkatësisht. / Telegrafi /