LAJMI I FUNDIT:

GeForce GTX 690 kah fundi i muajit?

GeForce GTX 690 kah fundi i muajit?

Nvidia së shpejti flitet se do të paraqes një produkt të ri, sipas të gjitha gjasave kartelës grafike. Kompania në profilin zyrtar në Facebook publikoi fotografinë misterioze me emërtimin It’s Coming, e cila nuk zbulon shumë informata se për çfarë bëhet fjalë.

Jozyrtarisht po flitet për GeForce GTX 690 dyprocesorësh, paraqitja zyrtare e të cilit pritet të ndodhë kah fundi i këtij ose fillimi i muajit të ardhshëm. Kartela do të duhej të ketë dy çipa GK104 dhe krejtësisht 3,072 bërthama CUDA dhe 4 GB të memories grafike. Ende nuk dihen detajet për konkurrentin, Radeon HD 7990 dyprocesorësh nga AMD me emër të koduar New Zeeland. /Telegrafi/