LAJMI I FUNDIT:

Produkti revolucionar i Apple vjen këtë vit?

Produkti revolucionar i Apple vjen këtë vit?

Gjatë një bisede për radion dhe gazetën franceze Le Figaro, dizajnuesi francez Philippe Stark tha se është duke punuar në një projekt të Apple i cili gjatë tetë muajve të ardhshëm do të duhej të rezultonte me një produkt “revolucionar”.

Por përveç këtij pohimi Starck nuk ka dhënë kurrfarë detaje tjera rreth asaj se për çfarë produkti bëhet fjalë, por ka cituar “kultin religjioz të sekreteve në Apple”. Vetëm ka shtuar se për shtat vite një herë në muaj është takuar me të ndjerin Steve Jobs, dhe se ende udhëton në Kaliforni për tu takuar me të vejnë e Jobsit Laurene Powell.

Edhe pse kandidati më serioz për këtë produkt revolucionar është televizori i Apple për paraqitjen e të cilit po flitet për një kohë të gjatë tani, sipas spekulimeve të faqes Hardmac, ka më shumë gjasë që të bëhet fjalë për një telekomandë për këtë televizor, duke pasur parasysh se kjo ësh fusha në të cilën Starck me ekipin e vet do të mund të kontribuonte më së shumti.

Përfaqësuesit e Apple kanë thënë vetëm se pohimet e Starckut nuk janë ndonjë risi për ata. /Telegrafi/