LAJMI I FUNDIT:

Windows 8 tablet nga Intel

Windows 8 tablet nga Intel

Në Pekin Intel publikoi specifikat e tabletit i cili kah fundi i vitit pritet të paraqitet dhe të punoj me Windows 8.

Në kundërshtim me pritjet, Intel paraqiti specifika jashtëzakonisht interesante, të cilat kanë të bëjnë me autonominë e mirë, por edhe me fuqinë të cilën do të dijë ta përdorë Windowsi.

Pajisjet që do të paraqiten nga Intel janë konkurrent potencial i iPad 3, por ndoshta do të jenë edhe më të mira. Konekcioni 3G/4G do të mundësoj qasje të papenguar në rrjetë në lëvizje krahas qasjes klasike pa tela, NFC-së dhe WiFi Direct. Çipi dybërthamësh mobil do të jap mjaftë fuqi për të gjithat, e bëhet fjalë për Atom Z2760, të ashtuquajturin Clover Trail të punuar në 32 nanometra, të cilin Intel e paraqiti në CES. Mënyrat e punës burst dhe HT janë mjaftë fleksibil për të gjitha detyrat, njëkohësisht duke kursyer energjinë kështu që pajisjet pritet të kanë mbi 9 orë autonomi. Më i hollë se 9 mm dhe më i lehtë se 700 gram do të ketë mundësinë të qëndroj edhe deri në 30 dit në pritje në versionin prej 10 ose 11 inçësh me tastierë.

Edhe me çmim më të lartë, tabletët e Intel pritet të jenë konkurrent serioz për pajisjet e bazuara në ARM, të cilat deri tani më së shumti theksonin kohën e autonomisë, por edhe që kishin ofertë të kufizuar për shfrytëzuesit afarist. Paraqitja e tabletëve me Windows 8 pritet të ndodhë mu në kohën e paraqitjes së vet sistemit operativ. /Telegrafi/