LAJMI I FUNDIT:

Humbje të mëdha në Sony

Humbje të mëdha në Sony

Sony lajmëroi investitorët se parashikimet nga shkurti për humbjet prej 220 miliard jenëve (2.7 miliard dollarë) do të jenë shumëfish më të këqija.

Në të vërtetë, Sony tani paralajmëron humbje prej 520 miliard jen (6.4 miliard dollarë) në vitin fiskal që përfundoi me 31 mars. Edhe pse bëhet fjalë për humbje të mëdha, në kompani theksojnë se me ato nuk është prishur qëndrueshmëria financiare e kompanisë dukë pasur parasysh se deri te humbjet e mëdha ka ardhur për shkak të fshirjes së humbjeve tatimore dhe rregullave të ndryshme të kontabilitetit në SHBA ku kompania ka filluar të aplikoj Generally Accepted Accounting Principles (GAAP).

Në kompani gjithashtu theksojnë se gjatë vitit të kaluar fiskal kishin rreth 6.4 bilion jen të hyra, që është për 11% më pak se një vit më parë kur kishin të hyra prej 7.18 bilion jen.

Përkundër rezultateve të këqija në kompani janë optimist se situata do të ndryshoj këtë vit, respektivisht se do të fitojnë rreth 180 miliard jen gjatë vitit aktual fiskal që përfundon me 31 mars të vitit 2013. /Telegrafi/


Në trend Teknologji

Më shumë
Foto që tregojnë qartë dallimet mes kamerave të Samsung Galaxy S24 dhe S25

Foto që tregojnë qartë dallimet mes kamerave të Samsung Galaxy S24 dhe S25

Teknologji
Bëhuni gati për të ardhmen; Çfarë vjen si risi me gjeneratën e re të Samsung Galaxy S25

Bëhuni gati për të ardhmen; Çfarë vjen si risi me gjeneratën e re të Samsung Galaxy S25

Teknologji
TikTok është kthyer në SHBA, por a është i njëjti si më parë? Tregojnë përdoruesit

TikTok është kthyer në SHBA, por a është i njëjti si më parë? Tregojnë përdoruesit

Teknologji
DeepSeek, startupi kinez që mund ta ndryshojë 'lojën' në fushën e Inteligjencës Artificiale

DeepSeek, startupi kinez që mund ta ndryshojë 'lojën' në fushën e Inteligjencës Artificiale

Teknologji
OpenAI prezanton agjentin e parë me Inteligjencë Artificiale, 'Operator' - cili do të jetë funksioni i tij?

OpenAI prezanton agjentin e parë me Inteligjencë Artificiale, 'Operator' - cili do të jetë funksioni i tij?

Teknologji
MalMath: Aplikacioni që zgjidh detyra të matematikës hap pas hapi në gjuhën shqipe

MalMath: Aplikacioni që zgjidh detyra të matematikës hap pas hapi në gjuhën shqipe

Teknologji
Kalo në kategori