LAJMI I FUNDIT:

Nokia lanson shërbimin Nokia TV

Nokia lanson shërbimin Nokia TV

Më herët ishte thënë se Nokia është duke u bërë gati të lansojë shërbimin e saj të televizionit për telefonat e saj të fundit, Lumia, përkatësisht modelet që bazohen në sistemin operativ Windows Phone.

Tani, lajmi është bërë publik nga kompania finlandeze, e cila ka thënë se shërbimi i saj i televizionit do të quhet Nokia TV.

Fillimisht, Nokia TV do të nis transmetimet e saj vetëm në Finlandë, ku Nokia ka arritur marrëveshje me rrjetet më të mëdha televizive të vendit, të cilat do të mundësojnë shikimin e episodave më të famshme televizive që transmetohen në këtë shtet.

Është e qartë se Nokia po mundohet të rivalizojë me konkurrentët e saj të mëdhenj, si Google dhe Apple, mirëpo ende nuk dihet se kur do ta lëshojë shërbimin e saj Nokia TV edhe në vendet tjera, jashtë Finlandës. / Telegrafi /