LAJMI I FUNDIT:

YouTube konverton videot në 3D!

YouTube konverton videot në 3D!

Prej sot, YouTube është duke e zgjeruar shërbimin e saj 3D, i cili tani përfshin secilën video që ngarkohet në faqe.

Tani, në vend të klikimit të butonit i cili e shndërron videon në format 3D, YouTube ka vendosur që ta bëjë këtë automatikisht duke e konvertuar videon me rezolucion prej 1080p në video 3D.

Kështu, të gjithë filmat e shkurtër të cilët ngarkohen në YouTube dhe kanë rezolucion të mjaftueshëm për tu konvertuar në format tre-dimensional do të kthehen pa pasur nevojë për asnjë klikim nga përdoruesi.

Natyrisht se për ta arritur efektin e plotë 3D, përdoruesit e shërbimit më të madh në botë duhet të kenë syzet 3D të cilat japin pamje pothuajse “reale”. / Telegrafi /