LAJMI I FUNDIT:

My Passport Studio për Mac

My Passport Studio për Mac

My Passport Studio për Mac është në dispozicion në kapacitetin prej 2 TB. Disku vjen i para-formatuar për përdorim me kompjuterët e Apple, por natyrisht, mund të përdoret edhe me Windows.

Një nga mundësitë të cilën e cek Western Digital është kompatibiliteti me softuerin e Apple-it për backup Time Machine. Disku vjen brenda shtëpizës së metaltë, për punë nuk nevojitet furnizimi me rrymë, ndërsa të pranishëm janë konketorët USB 2.0 dhe FireWire 800. Përveç në kapacitetin prej 2 TB disku është në dispozicion edhe në versionet me 1 TB, 750 GB dhe 500 GB. Sigurinë e të dhënave e mundëson enkriptimi harduerik dhe mbrojtja e qasjes me fjalëkalim.

Çmimi i propozuar i shitjes për versionin 2-terabajtësh të diskut në tregun amerikan është 300 dollarë. /Telegrafi/