LAJMI I FUNDIT:

Apple ju premton punëtorëve paga më të mëdha dhe më pak orë pune

Apple ju premton punëtorëve paga më të mëdha dhe më pak orë pune

Punëtorët kinez të cilët bëjnë kompletimin e pajisjeve iPhone dhe iPad të Apple, do të punojnë më pak dhe do të marrin paga më të mëdha, ndërsa Foxconn në Zhengzhou do të punësoj edhe 1,000 njerëz.

Të punësuarit e Foxconn në qytetin Zhengzhou shpesh punojnë për më shumë se 60 orë në javë, orët e tepërta nuk ju kompensohen, e jo rrallë punojnë edhe shtatë ditë në javë pa e gëzuar një ditë të lirët të garantuar me ligj.

Punëtorët të cilët kompletojnë iPhonët dhe iPadët nga roga e vet mujore nuk mund të ia blejnë as njërën nga këto pajisje. Në të vërtetë, paga mesatare mujore e rreth 120,000 të punësuarve në Foxconn është në mes 250 dhe 300 euro, ndërsa Apple pajisjet e veta i shet me çmime prej 500 euro e më lartë.

Cilat ishin pagat e të punësuarve të Foxconn dhe në çfarë kushte punojnë ata është hulumtuar nga Shoqata për të drejtat e punëtorëve (FLA) e me kërkesë të Apple ndërsa thuhet të jenë vërejtur “probleme të dukshme”, shkruan BBC. Apple nisi hetimin pas një raporti për kohën shumë të gjatë të punës dhe kushtet e këqija të punës, e pas raportit të FLA-së Apple pranoi të zvogëlo orarin, të mbroj pagat e punëtorëve dhe të përmirësoj të drejtat e punëtorëve.


Sa kishin mundur të vërejnë përfaqësuesit e FLA-së punëtorët e Foxconn punojnë edhe deri në 60 orë në javë, e nganjëherë punojnë edhe shtatë ditë në javë pa një dit pushim, orët e punuara jashtë orarit vështir që ju paguhen, ndërsa ekzistojnë edhe shumë rreziqe shëndetësorë dhe të sigurisë.

Foxconn, pohojnë nga FLA, pranoi të përmirësoj kushtet e punës, ndërsa javën e punës prej 49 orësh do të ia përshtat ligjeve kineze më së voni deri në prill të maj të vitit 2013. Për të përmbushur standardet pritet të punësohen edhe rreth një mijë punëtorë të tjerë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
DeepSeek, startupi kinez që mund ta ndryshojë 'lojën' në fushën e Inteligjencës Artificiale

DeepSeek, startupi kinez që mund ta ndryshojë 'lojën' në fushën e Inteligjencës Artificiale

Teknologji
Nëse e keni këtë aplikacion, fshijeni atë tani

Nëse e keni këtë aplikacion, fshijeni atë tani

Teknologji
Trump thotë se do të nxjerrë një urdhër ekzekutiv të hënën për të rikthyer TikTok

Trump thotë se do të nxjerrë një urdhër ekzekutiv të hënën për të rikthyer TikTok

Teknologji
Shqiptarja që po transformon botën me Al: Mira Murati krijon startupin e saj me Inteligjencë Artificiale - nisin punësimet e para

Shqiptarja që po transformon botën me Al: Mira Murati krijon startupin e saj me Inteligjencë Artificiale - nisin punësimet e para

Teknologji
Google sjell një veçori thelbësore për të mbrojtur llogaritë e përdoruesve

Google sjell një veçori thelbësore për të mbrojtur llogaritë e përdoruesve

Teknologji
Meta do të investojë 65 miliardë dollarë në një qendër të dhënash 'AI' - ajo do të jetë gati sa Manhattan

Meta do të investojë 65 miliardë dollarë në një qendër të dhënash 'AI' - ajo do të jetë gati sa Manhattan

Teknologji
Kalo në kategori