LAJMI I FUNDIT:

Rënie e çmimeve të disqeve?

Rënie e çmimeve të disqeve?

Siç shkruan Digitimes, kah fundi i prillit pritet një rënie e çmimit të disqeve për 10 për qind. Çmimet e disqeve janë të larta që nga fundi i vitit të kaluar kur nga vërshimet ishin dëmtuar uzinat e prodhuesve të disqeve që pati si rezultat mungesën e disqeve.

Dëmtimet më të mëdha përjetoi Western Digital. Çmimet e disqeve të këtij prodhuesi si pasojë e vërshimeve u rritën për 47% në krahasim me një vit më herët, por kompania gjithashtu shiti për gjysmë më pak disqe. Pritet që në tregun global të disqeve gjatë çerekut të dytë do të shiten deri në 150 milion disqe, derisa gjatë çerekut të tretë pritet të shiten deri në 180 milion disqe. Kërkesa e rritur për disqe pritet kryesisht për shkak të paraqitjes së Windows 8 i cili pritet të arrij gjatë tetorit, ndërsa tradicionalisht gjysma e dytë e vitit për prodhuesit e disqeve është më e suksesshme se e para.

Por, ende nuk pritet kthimi i çmimeve në nivelet që kishin para vërshimeve në Tajlandë. /Telegrafi/