LAJMI I FUNDIT:

Më shumë Kindle Fire këtë vit

Më shumë Kindle Fire këtë vit

Amazon gjatë këtij viti do të paraqes së paku edhe dy modele të tabletit, shkruan DigiTimes. Qysh gjatë qershorit pritet të fillohet me dërgesat e Kindle Fire me ekran 10.1-inç me çmimet prej në mes 249 dhe 299 dollarë, thonë burimet jozyrtare.

Krahas modelit ekzistues 7-inçësh të Kindle Fire dhe atij të ardhshmit 10.1-inç, flitet edhe për pajisjen me ekranin me diagonale prej 8.9 inç çmimi i propozuar i të cilit ende nuk është i ditur. Burimet flasin edhe për një tablet tjetër 7-inçësh për segmentin e poshtëm të tregut me çmim prej 169 dollarë – rikujtojmë se për Kindle Fire aktual duhet ndarë 199 dollarë.

Me zgjerimin e familjes Kindle Fire Amazon gjatë këtij viti mund të ndodhë të ris dërgesat e tabletëve në 20 milion copë, derisa vitin e kaluar këto shifra ishin në mes 5 dhe 6 milion tablet. /Telegrafi/