LAJMI I FUNDIT:

Ekrani i lakueshëm në prodhim

Ekrani i lakueshëm në prodhim

LG Display raporton për fillimin e prodhimit masiv të ekraneve të lakueshëm me ngjyrë elektronike. Sipas fjalëve të kompanisë, bëhet fjalë për letrën e parë elektronike plastike (EPD) për përdorim në lexuesit e librave elektronik.

Ekrani është i hollë dhe shumë i qëndrueshëm, ndërsa mund të lakohet edhe deri në këndin prej 40 shkallë, shikuar nga mesi i ekranit. Specifikat tjera përfshijnë diagonalen prej 6 inç, rezolucioni është 1,024 x 768 pikë, derisa trashësia e tërë ekranit është rreth 0.7 milimetra, e pesha 14 gram. LG Display thekson edhe qëndrueshmërinë e madhe të kësaj zgjidhje ndaj manipulimit më të rreptë – ekrani pa problem mund ti bëj ballë rënies nga lartësia prej 1.5 m, ndërsa është i qëndrueshëm edhe ndaj gërvishtjeve dhe goditjeve.

Dërgesat së pari do ti shkojnë prodhuesve ODM në Kinë, por LG Display pohon se produktet finale në Evropë mund ti presim qysh gjatë fillimit të muajit të ardhshëm. /Telegrafi/