LAJMI I FUNDIT:

Rënie e dërgesave të HDTV-ve

Rënie e dërgesave të HDTV-ve

Sipas pritjeve të analistëve nga iSuppli, këtë vit në SHBA do të shiten më pak pajisje HDTV në krahasim me vitin paraprak. Pritet rënie e dërgesave prej 5 për qind.

Vitin e kaluar në tregun amerikan janë shitur 39.1 milion HDTV, e këtë vit pritet të shiten 37.1 milion. Nëse parashikimet realizohen, kjo do të jetë rënia e parë vjetore e dërgesave të HDTV-ve në tregun amerikan. As në pikën më të lartë të recesionit më 2008 dhe 2009 nuk është shënuar rënie e dërgesave, rikujtojnë nga iSuppli.

Në mesin e televizorëve të shitur pritet dominimi i modeleve me ndriçimin LED në vend të atyre me llambat CCFL. Pritet të shiten tri herë më shumë televizor LED. Nga teknologjitë tjera të cilat do të jenë në trend këtë vit analistët theksojnë mundësinë e shfaqjes së fotografisë 3D, frekuencat e larta të freskimit dhe mundësinë e ndërlidhjes. /Telegrafi/