LAJMI I FUNDIT:

Përgatitet Xboxi më i lirë?

Përgatitet Xboxi më i lirë?

Microsoft para gjeneratës së ardhshme të konsolës Xbox mund të ndodhë të paraqes edhe versionin më të lirë të Xbox Lite, shkruan TechRadar. Konsola do të duhej ta ketë procesorin ARM dhe çmimin prej rreht 100 dollarë, e specifikat sugjerojnë pajisjen e përmendur kohë më parë me emër të koduar Xbox Lite.

Versioni i këtillë i Xbox do të përkrah Kinectin, e paraqitja pritet të bëhet kah fundi i vitit 2013. Konsola sipas të gjitha gjasave do të ketë performanca pak më të dobëta grafike, por do të mundësoj luajtjen e lojërave, shikimin e filmave dhe do të ketë mundësitë e tjera të konsumimit të përmbajtjeve multimediale. Paraqitja e Xbox Next, trashëgimtarit “të vërtetë” të konsolës aktuale Xbox 360, pason shumë shpejtë pas Xbox Lite, pohojnë burimet jozyrtare. /Telegrafi/