LAJMI I FUNDIT:

HP me Ivy Bridge

HP me Ivy Bridge

HP së shpejti planifikon të plasoj portativët e bazuar në procesorët Ivy Bridge. Bëhet fjalë për modelet Pavilion dv4, dv6 dhe dv7.

Dy modelet më të vegjël do të jenë të bazuar në modelin katërbërthamësh 2.3-gigahercësh Core i7-3610QM, derisa Pavilion dv7 do të shitet me procesorin katërbërthamësh Core i7-3720QM me takt pune prej 2.6 GHz. Pavilion 4 me pajisjet elementare do të ketë 4 GB RAM me takt pune prej 1,600 MHz, ndërsa do të shitet me diskun prej një terabajt dhe grafikën GeForce GT 630M. Më i pajisuri Pavilion dv7 do të ketë dy disqe një terabajtësh, 8 GB të memories punuese dhe grafikën GeForce GT 650M.

Paraporositë për portativët do të fillojnë me 8 prill. Fillimi i dërgesave është i caktuar për 29 prill kur procesorët Ivy Bridge do të lansohen edhe zyrtarisht. /Telegrafi/