LAJMI I FUNDIT:

Tabletët Android arrijnë iPad në 2015

Tabletët Android arrijnë iPad në 2015

Tabletët Android, të lirë ose të shtrenjtë janë kudo, mirëpo përkundër numrit të madh të tyre në treg, do të duhen edhe 3 vite së paku që ta arrijnë rivalin e tyre kryesor në treg, iPad-in e Apple, thotë një studim i ri i bërë nga International Data Corporation (IDC).

Nëse gjykojmë nga të dhënat e fundit të shitjeve të iPad, lirisht mund të thuhet se ky tablet mbetet mbret i tregut edhe për një kohë.

Tom Mainelli, drejtor i hulumtimeve në IDC thotë se “iOS dhe Apple do ta dominojnë tregun e tabletëve edhe për një kohë, ndërsa pritet që në vitin 2015 platforma Android ta arrijë ose ta tejkalojë atë të Apple”.

Ndërsa tabletët Android ofrojnë zgjedhje të shumtë të performancave në tablet, iOS dhe aplikacionet e saj në iPad janë komponentët që i tërheqin blerësit. / Telegrafi /