LAJMI I FUNDIT:

Të burgosurit kinezë detyrohen të punojnë në World Warcraft

Të burgosurit kinezë detyrohen të punojnë në World Warcraft

Rojet e burgjeve abuzojnë me të burgosurit duke i detyreuar këta të fundit që pas punës së krahut, të bënin lekë për ta në lojën World Warcraft në internet.

Ky skandal është publikuar nga gazeta britanike “The Guardian”, e cila ka zhvilluar intervistë me një prej të burgosurve në provincën Heliongjiang në juglindje të Kinës. Lui Dali, i cili sapo ka dalë nga burgu, thotë se pas punës së detyruar, gardistët kërkonin t’i bënim lekë në profilet e tyre në lojën në rrjet World Warcraft, në të kundërt ata na rrihnin.

“Ishim të paktën 300 të burgosur, që ishim të detyruar të punonim për ta. Qëndronim për rreth 12 orë para kompiuterit dhe thuajse nuk flinim fare gjumë. Bënim shumë lekë, që gardistët i kënbenin me të tjerë dhe përfitonin të mira materiale në jetën reale.”, – ka deklaruar Dali për gazetën britanike.

Mediat në kinë shkruajnë se pritet të ketë dënime të rënda për gardianët në provincën Heliongjiang, pas publikimit të këtij skandali, i cili ka bërë xhiron e botës. /Telegrafi/