LAJMI I FUNDIT:

Tre laptop të rinj EliteBook të HP

Tre laptop të rinj EliteBook të HP

Mes Dell dhe HP konkurrenca sa vjen e bëhet më e ashpër. Ndërsa Dell nxorri në treg laptopin e tij super të hollë XPS 15z, HP ka nxjerrë tre modele të reja EliteBook.

Modeli i parë është 8460w është një kompiuter me ekran 14-inch, një procesor Intel Core i5-2540M, me një grafkë video AMD FirePro, me një memorje të integruar 500 GB dhe një kamer të instaluar që regjistron 720p HD. Ky prototip kushton 1 mijë $.

Modeli i dytë është 8560w me një ekran 15-inch, një procesor Intel Core i7-2620M, një kartë grafike NVIDIA Quadro 1000M dhe një memorje e integruar 500 GB. Ky laptop kushton 1299 $.

Modei i tretë është 8760w me një ekran 17.3-inch, një procesor Intel Core i7-2620M, një kartë grafike NVIDIA Quadro 3000M, memorje e integruar 750 GB. Ky model EliteBook i HP ka një çmim 1899 $. /Telegrafi/