LAJMI I FUNDIT:

Apple lanson televizor mençur HD?

Apple lanson televizor mençur HD?

Ne tashmë kemi dëgjuar dhe kemi raportuar në vazhdimësi për një pajisje të kompanisë Apple, të cilën shumë njerëz e kanë në shtëpinë e tyre.

Natyrisht se e dini se bëhet fjalë për Apple TV, pajijse kjo e cila është shitur shumë gjatë vitit të kaluar, madje edhe më shumë se sa versioni i saj origjinal i cili e mban të njëjtin emër.

Mirëpo, në të kaluarën është folur shumë edhe për një televizor HD, për të cilën thuhej se Apple ishte duke punuar, ndërsa tani lajmi për një model të tillë të televizorit është shfaqur përsëri.

Sipas përfaqësuesve të Ticonderoga Securities thuhet se Apple do të mund ta lansojnë televizorin e tyre të mençur HDTV gjatë këtij viti.


Për momentin këto janë vetëm disa të thëna në të cilat nuk mund të bazohemi shumë, mirëpo analistët thonë se një lëvizje e tillë do të mund të ishte e qëlluar për kompaninë Apple. / Telegrafi /