LAJMI I FUNDIT:

Hakeri që sfidoi kompaninë “Sony”

Hakeri që sfidoi kompaninë “Sony”

21-vjecari, George Hotz, që arriti të sfidonte ingjinjerët e kompanisë “Sony” duke çkoduar sistemin operativ të “PlayStation 3”, është ndaluar nga veprimatria e tij si programues kompiuterash, pasi “Sony” ka ngritur një padi ndaj tij në gjykatën e Kalifornisë.

Trupi gjykues lëshoi një urdhër që ndalon 21-vjeçarin të ushtrojë veprimtarinë e tij deri në përfundimin e këtij procesi, ku hakeri amerikan rrezikon të dënohet me gjobë ose burg.

Permes një deklarate drejtuesit e “Sony” thanë se e mirëpresin vendimin e gjykatës, ndërsa shtuan se do të mbronin investimin intelektual dhe material, për të ndërtuar sistemin operativ të ‘PS3”.

Akuza e ngritur ndaj të riut 21-vjeçar, George Hotz, është ajo e mashtrimit dhe shkeljes së të drejtave të autorit.
“Sony” ngriti padi ndaj zotit Hotz, pasi ky i fundit botoi në adresën e tij në internet mënyrën se si mund të luhet ose riprogramohen lojrat e kopjuara. /telegrafi/