LAJMI I FUNDIT:

Samsung prezanton Galaxy Round, me ekranin e lakuar

Samsung prezanton Galaxy Round, me ekranin e lakuar

Para disa ditësh ishte thënë se Samsung do të debutojë me modelin e saj të parë të telefonit të mençur i cili ka ekranin e lakuar, ndërsa tani në internet janë publikuar pamjet e para të modelit të ri dhe shumë të përfolur, i cili siç edhe pritej, quhet Samsung Galaxy Round.

Samsung Galaxy Round posedon ekranin e lakuar me diagonalen prej 5.7 inç në formatin full HD Super AMOLED, rezolucionin prej1920 x 1080 pikselëve, ndërsa përveç këtyre specifikave, telefoni me ekranin e lakuar sjell edhe karakteristika tjera të avancuara.

Galaxy Round posedon procesorin e fuqishëm quad core 2.3GHz me 3GB RAM, ndërsa modeli më i ri i telefonit të Samsung mbështetet në Android 4.3 Jelly Bean, dhe kamerën e pasme me13 mega-piksel.

Karakteristikat tjera të rëndësishme të Samsung Galaxy Round përfshijnë edhe lidhjet për LTE, NFC, Bluetooth 4.0, USB 3.0 dhe 32GB memorie të brendshme.


Modeli i telefonit me ekranin e lakuar gjithashtu posedon edhe efektin ‘Gravity Effect’, për të cilin Samsung thotë se krijon interaksion vizuel me ekranin kur i njëjti është në pozicion të pjerrët, ndërsa telefoni e ka edhe një funksion të dedikuar për muzikë i cili quhet Bounce UX.

Samsung Galaxy Round fillimisht do të prezantohet në tregun e Koresë së Jugut, dhe ngjyra në të cilin do të ofrohet telefoni së pari do të jetë ‘Luxury Brown’, ndërsa nuancat tjera do të bëhen publike në ditët dhe javët në vijim. / Telegrafi /

Në trend Teknologji

Më shumë
Bien aksionet e rrjetit social të Trumpit, ish-presidenti ka humbur 4 miliardë dollarë

Bien aksionet e rrjetit social të Trumpit, ish-presidenti ka humbur 4 miliardë dollarë

Teknologji
IFA 2024: Samsung shfaq fuqinë e produkteve të tij me AI për të krijuar një botë të lidhur për të gjithë

IFA 2024: Samsung shfaq fuqinë e produkteve të tij me AI për të krijuar një botë të lidhur për të gjithë

Teknologji
Çfarë pritet nga ngjarja e madhe e gjigantit teknologjik Apple?

Çfarë pritet nga ngjarja e madhe e gjigantit teknologjik Apple?

Teknologji
Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Teknologji
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Teknologji
iPhone, pajisja revolucionare që ndryshoi mënyrën se si jetojmë dhe punojmë

iPhone, pajisja revolucionare që ndryshoi mënyrën se si jetojmë dhe punojmë

Teknologji
Kalo në kategori