LAJMI I FUNDIT:

Samit historik Turqi-BE?

Samit historik Turqi-BE?

Në vështrim të parë samiti BE-Turqi duket si një sukses për të dyja palët. Një përparim. BE-ja u shpreh e gatshme, që ta mbështesë Turqinë financiarisht, pasi këtij vendi vite me radhë i është dashur ta përballojë i vetëm krizën e refugjatëve.

Njëkohësisht të dyja palët kanë vendosur, që t’i përkushtohen bashkërisht çështjes së refugjatëve e përveç kësaj të thellojnë dialogun në fushat e ekonomisë, energjisë dhe politikës.

Por edhe më shumë se kaq: të dyja palët ranë dakord, që në mes të dhjetorit të hapin një kapitull të ri në bisedimet për anëtarësimin me BE-në. Nëse gjithçka ecën sipas planit, do të mundësohet lehtësimi i kushteve për vizat për qytetarët turq në hapësirën Shengen duke nisur nga tetori 2016. Shumë bukur për të qenë e vërtetë? Me sa duket po.


Sepse kryetarët evropianë të shteteve dhe të qeverive kanë formuluar një mesazh të qartë: lehtësimi i kushteve për vizat varet nga marrëveshja për kthimin e refugjatëve.

Për ta bërë për vete opinionin turk për çështjen e refugjatëve, prezantohet një perspektivë e ndritur: udhëtime pa viza për në Evropë dhe rigjallërimi i bisedimeve për anëtarësimin me BE-në. Çdo turk, që udhëton në Evropë ose ka të afërm të tij në një shtet të BE-së, do të gëzohet për këtë zhvillim.

Por kjo është vetëm një perspektivë dhe jo garanci. Së pari Evropa duhet të jetë e sigurt, që plani funksionon dhe që refugjatët sirianë vërtetë do të qëndrojnë në Turqi. Presidenti francez Francois Hollande vërejti, se terroristët i kanë shfrytëzuar valët e refugjatëve, për të ardhur në Evropë: kjo shpjegon, përse kjo temë është kaq e rëndësishme për evropianët dhe duhet zgjidhur urgjentisht.

Rezultati pozitiv i paktit mes BE-së dhe Turqisë është, se Ankaraja më në fund do të merret sistematikisht me krizën e refugjatëve. Ndërkohë jetojnë vetëm 14% e 2,2 milionë refugjatëve në kampe në Turqi, të tjerët janë të shpërndarë në mbarë vendin. Ndonëse shumica janë regjistruar, ata janë ende shumë larg integrimit në shoqërinë turke.

Përmes planaksionit të përbashkët Turqia në një farë mase pranon, që refugjatët sirianë do të bëhen një pjesë e shoqërisë së tyre – dhe kësisoj do të qëndrojnë në vend. Nga ana tjetër Evropa nuk le asgjë pa ndërmarrë, në mënyrë që ky të jetë më shumë një realitet turk se sa një evropian.

Kur Turqia para 16 vjetësh mori statusin e vendit kandidat në BE, u bë e qartë, se "nuk parashikohen rezultatet" e procesit. Pra nuk ka asnjë garanci për një anëtarësim të Turqisë në BE – edhe nëse bisedimet për të gjithë kapitujt përmbyllen.

Në sfondin e samitit "historik" në fundjavë kancelarja Angela Merkel e përmendi sërish këtë aspekt – ndoshta me më pak theks se dikur. Në konferencën e shtypit pas samitit presidenti i Komisionit të BE-së, Jean-Claude Juncker, tha se BE-ja dhe Turqia kanë këndvështrime të ndryshme sa i përket çështjes së lirisë së shtypit. E pikërisht këto deklarime disi të rezervuara janë shenja subtile për synimet e BE-së.

Përderisa nuk tërheq vëmendjen hapur lidhur me deficitet demokratike të Turqisë BE-ja humbet kredibilitetin dhe tregon, se nuk synon seriozisht që ta integrojë këtë vend në Bashkimin Evropian. Në rast se ky objektiv ekziston sinqerisht, atëherë përse përpiqet BE-ja që pjesën më të madhe të barrës t’ia ngarkojë Turqisë? E përse BE-ja nuk insiston qartazi dhe me theks të veçantë për vlerat, mbi të cilat ëshë ndërtuar ajo? Entuziazmi për suksesin e këtij samiti "historik" s’është asgjë tjetër veçse një iluzion, nëse qëllimi i vërtetë i tij është një anëtarësim i Turqisë në BE. Por nëse qëllimi i vërtetë është në fakt kufizimi i valës së refugjatëve drejt Evropës, atëherë samiti ishte vërtetë një sukses i madh.

Në trend

Më shumë
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Botë
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Lajme
Krisa flet sërish për Tirin: Në një vit bashkë, kurrë se kisha menduar që lidhja do testohej për një javë mungese

Krisa flet sërish për Tirin: Në një vit bashkë, kurrë se kisha menduar që lidhja do testohej për një javë mungese

Magazina
Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Drejtësi
Pamjet e Elon Musk duke ‘braktisur’ djalin e tij 4-vjeçar bëhen virale, por gjërat nuk janë ashtu siç duken

Pamjet e Elon Musk duke ‘braktisur’ djalin e tij 4-vjeçar bëhen virale, por gjërat nuk janë ashtu siç duken

Amerika
Kalo në kategori