Në mediat ndërkombëtare u raportua për goditjen dhe rrëzimin e një aeroplani ushtarak rus nga aeroplanët turq në kufi me Sirinë. Lajmi u vërtetua nga Ministria e Jashtme turke, që konfirmoi rrëzimin nga F-16-shët e tyre të një aeroplani në kufirin e Turqisë me Sirinë. Ndërsa, Ministria e Jashtme ruse njoftoi humbjen e aeroplanit ushtarak SU-24 në Siri. Qarkulloi video që tregonte aeroplanin teksa përplaset në malet në provincën Latakia, si dhe një video e dytë me një nga pilotët e aeroplanit rus të plagosur rëndë në tokë, dërguar në adresën e Reutersit nga një grup rebel sirian. Piloti i dytë i aeroplanit rus duket të ketë shpëtuar dhe thuhet të jetë kthyer në Rusi.
Kjo ngjarje ndodh në një kohë kur pas sulmeve terroriste në Paris, Amerika, aleatët perëndimor (NATO) dhe Rusia sikur kishin rënë dakord lidhur me qëllimin e përbashkët dhe kryesor: për të luftuar Shtetin Islamik.
Franca ka filluar sulme direkte kundër Shtetit Islamik dhe NATO duket të ketë pranuar që interes kryesor për momentin është beteja kundër grupit terrorist.
Ndërkohë, sikur janë lënë për diskutim në një moment të dytë mospërputhjet lidhur me situatën politike në Siri: vendet e Evropës Perëndimore sikur duan që Bashar al-Assad të vazhdojë të mbajë pushtetin në Siri, por jo për gjatë; Turqia është kundër vazhdimit të sundimit të Bashar al-Assadit dhe ka forca rebele pro-turke që luftojnë në Siri për të arritur këtë qëllim; ndërkohë që Rusia është kundër largimit nga pushteti të Assadit.
Në rastin në fjalë, situata bëhej problematike nëse Rusia klasifikonte incidentin si “akt lufte”. Bazuar në të drejtën ndërkombëtare, sulmi kundër aeroplanit të një shteti tjetër mund të konsiderohet ashtu dhe në raste të tilla Karta e OKB-së lejon përgjigjen në vetëmbrojtje të shtetit të sulmuar kundrejt shtetit sulmues. Presidenti rus, Vladimir Putin, në deklaratë për shtyp quan Turqinë si “bashkëpunëtorë të terroristëve”, e përshkruan incidentin si “një thikë pas shpine” dhe paralajmëron pasoja të rënda në raportet Rusi-Turqi. Po flitet dhe për masa ekonomike kundër kompanive turke dhe në shenjë revolte, ministri i Jashtëm rus anuloi një vizitë të planifikuar në Turqi.
Sado që Rusia përdori tone të rënda, prapë se prapë, në asnjë deklaratë nuk e ka klasifikuar ngjarjen si “akt lufte”.
Nga ana tjetër, bazuar në të drejtë vendore dhe ndërkombëtare, Turqia lejohet tu japë direktiva forcave ushtarake për veprim në rast të shkeljes apo provokimeve në hapësirën shtetërore territoriale, detare dhe ajrore – bazuar në rregullat e angazhimit. Pretendimet e Ankarasë janë që rrëzimi i aeroplanit u bë pas shkeljes së hapësirës ajrore të Turqisë, pas 10 paralajmërimeve nga ana turke, në një moment jashtëzakonisht të rrezikshëm duke pasur në kufi luftën civile katërvjeçare në Siri.
Praktika ndërkombëtare tregon që incidentet e fundit të këtij lloji kanë ndodhur rreth viteve 1950 dhe se rrëzimi i aeroplanëve të NATO-s nuk ka rezultuar në luftë. Çfarë ka rezultuar është ftohja e raporteve mes shteteve.
Gjatë luftës në ish-Jugosllavi ka qenë i madh shqetësimi për probleme pikërisht të këtij lloji, sidomos sepse Rusia dhe NATO operonin aeroplanë në të njëjtën hapësirë dhe kohë. Fatmirësisht nuk ndodhën incidente të tilla që mund të nxisnin kundërshtarët e vjetër kundër njëri-tjetrit.
Por, që në fillim të sulmeve të Rusisë në Siri në muajin gusht të këtij viti, Turqia ka shprehur shqetësim në NATO lidhur me mundësinë e sulmeve drejtuar forcave rebele pro-turke apo pro-evropiane dhe lidhur me fluturimet dhe respektimin e hapësirës ajrore turke përgjatë ndërmarrjes së masave ushtarake.
Në rastin në fjalë, rregullat e angazhimit është e arsyeshme që duhet të parandalonin aeroplanin luftarak rus nga shkelja më tej e hapësirës ajrore turke por, sigurisht që nuk dimë se sa shpesh kjo ka ndodhur apo nëse pilotët rusë ishin thjeshtë të pafatë që kishin në afërsi aeroplanët turq F-16. Për më shumë, shteti rus duket sikur konteston faktin e paralajmërimit për shkelje të hapësirës turke.
Shqetësimi është se kjo ngjarje shënon një tranzicion nga situata e deritashme dhe drejt asaj që disa i janë referuar si Luftë e Re e Ftohtë. A do të përshkallëzohet kjo? A do të shohim më shumë aeroplanë ushtarakë të rrëzuar – për çfarëdo arsye – apo mundësinë e një konflikti të ardhshëm?
Ky është shqetësim kryesor, sidomos nëse aeroplanët apo nëndetëset ruse vazhdojnë të shkelin hapësirat kombëtare. Për më shumë, Rusia që në vitin 2014 që ka filluar investim të madh në struktura ushtarake në Arktik, që konsistojnë në rreth 10 stacione radari, 13 fusha ajrore, qendër trajnimi dhe anije luftarake. Ndërsa, testimi i vazhdueshëm nga NATO i radarit rus përgjatë kufirit rus dhe Oqeanit Arktik është fakt që nuk ndihmon në marrëdhënie.
NATO ka njoftuar mbledhje në një takim të jashtëzakonshëm për të diskutuar lidhur me incidentin në fjalë. Por, e mira do të ishte që çështja të zgjidhej mes Rusisë dhe Turqisë pa përfshirjen e NATO-s. Për sa kohë që këto dy vende arrijnë të zgjidhin problemin në fjalë pa përfshirjen aktive të NATO-s, ka të ngjarë që Rusia do të navigojë më me kujdes, në vend që të nxis përkeqësim të situatës së luftës që ka marrë viktima të mjaftueshme tanimë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-71-780x439.jpg)
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/Mbledhja-e-Qeverise-Albin-Kurti-foto-Ridvan-Slivova-8-780x439.jpg)
Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës
![KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/valmir-elezi1-780x439.jpg)
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht