Vetëm pak ditë pasi Parlamenti shqiptar, më 2011, çmoi lart figurën e patriotit të paepur, shqiptarit të shquar Lef Nosi, Nexhmije Hoxha shprehu pakënaqësinë e saj të plotë. Në të njëjtën gjatësi vale me të lundron edhe Ben Blushi në ditët e sotme, kur kërkon që elbasanasit ta tërheqin zvarrë Statujën e Lef Nosit, me pretekstin se ka qenë kolaboracionist.
Çdo njeri ka ndërgjegjen dhe personalitetin e vet, ndërthurja e të cilëve në nivel të lartë moral dhe shkencor i rrisin shumë kreditin zotëruesit të këtyre cilësive dhe anasjelltas.
Së pari, historia e vërtetë shkruhet saktë shumë kohë pasi ka ndodhur ajo – së paku pas një shekulli, kur lojtarët kryesorë apo dishepujt e tyre kanë ikur nga skena dhe nga kjo jetë, ndërsa sapo ka mbaruar një ngjarje, historia shkruhet ashtu si e diktojnë fitimtarët nëpërmjet “historianëve” të tipit Kristo Frashëri, Pëllumb Xhufi, Arben Puto (dëshmitar gjyqesh që dënonin me vdekje) apo Paskal Milo – ndërgjegjja profesionale e të cilëve në kushte lirie zbulohet të lërë shumë për të dëshiruar.
Së dyti, Lufta e Dytë Botërore mund të ishte plotësisht e evitueshme, dhe se ajo ishte vazhdim i Luftës së Parë Botërore, e cila, sipas historianit të shquar amerikan, Christopher Clark, u bë për brigjet e Shqipërisë (“The Sleepwalkers – How Europe Went to War in 1914”).
Rreshtimi i forcave luftuese në Luftën e Parë Botërore ishte:
– Serbia, Greqia, Mali i Zi, Rusia, Anglia dhe Franca etj. – nga njëra anë;
– Austro-Hungaria dhe Gjermania – nga ana tjetër
Pas Luftës së Parë Botërore, Shqipëria ngeli e vogël, e varfër dhe e izoluar. Greqia mbajti padrejtësisht Çamërinë, Serbia Kosovën dhe Mali i Zi Ulqinin, Plavën dhe Gucinë. Për më tepër, të gjitha shtetet e grupit të parë u përpoqën me ç’të mundnin ta zhduknin Shqipërinë fare nga harta. Dhe për pak arritën po të mos kishte qenë presidenti amerikan, Wilson. Po të kishte fituar grupi i dytë, nuk do të kishte pasur nevojë për një luftë tjetër, as në botë dhe as në Kosovë.
Rreshtimi i forcave luftuese në Luftën e Dytë Botërore ishte i njëjtë:
– Jugosllavia (Serbia, Mali i Zi), Greqia, Rusia, Anglia dhe Franca etj. – nga njëra anë;
– Gjermania (Austria dhe Hungaria) – nga ana tjetër;
Mund të bëhen shumë analiza midis dy luftërave e përsëri rezulton se të dyja ngjajnë si dy pika uji për nga aleancat dhe rezultatet për kombin tonë. Sidoqoftë çështja, Shqipëria në të dyja rastet ishte viktimë dhe nuk kish asnjë lloj roli, aq më tepër përcaktues, as edhe ishte faktor.
Tani le të ndalemi te koncepti kolaboracionist, që ka një domethënie jashtëzakonisht negative për një patriot. Ajo i shkon për shtat një antikombëtari që bashkëpunon me një fuqi armike në dëm të interesave kombëtare. Si patriot, unë kam neverinë më të plotë kundrejt cilitdo që, për interesa të ngushta vetjake dhe jo vetëm vetjake por edhe madhore, i vë këto interesa mbi ato të kombit dhe ia nënshtron interesat e kombit një fuqie tjetër. Keqpërdorimi i kësaj fjale ndërkohë, apo përdorimi vend e pa vend krijojnë konfuzion, i cili për fat të keq është akoma i pranishëm në ndërgjegjen e kombit tonë.
Të majtë, shqipfolës ua veshin këtë fjalë edhe shumë patriotëve. Si është e vërteta?
Pushtimi italian u prit me armë nga shumë patriotë. Por, nga ky pushtim rezultoi, për herë të parë, edhe bashkimi i trojeve shqiptare që i ishin dhënë padrejtësisht Jugosllavisë. Të vuajtur nën dhunën serbe, shqiptarët që jetonin në trojet e tyre nën juridiksionin jugosllav, e mirëpritën këtë ndryshim.
Pasi Italia kapitulloi, Gjermania mori të gjithë Ballkanin, me përjashtim të Turqisë, e cila ruajti neutralitetin. Ardhja e Ushtrisë gjermane në Ballkan krijoi një perspektivë tjetër. Të gjithë patriotët shqiptarë që ishin internuar ne Itali u liruan nga internimi. Brenda dy javësh, Gjermania mundi Greqinë dhe Çamëria iu bashkua Shqipërisë. Për herë të parë kombi shqiptar ishte në kufijtë e tij etnike. Jo vetëm kaq, por me këmbënguljen e Mehdi Bej Frashërit, Gjermania pranoi edhe neutralitetin e Shqipërisë. Shqipëria u çlirua më 8 shtator 1943, dhe në dhjetor 1943 u njoh si shtet neutral. Ndryshe nga pushtimi Italian, ku Jakomoni ishte përfaqësues i Viktor Emanuelit – si kryetar shtetit – Shqipëria tashmë kishte në kryesinë e shtetit një pleqësi të përbërë nga një përfaqësues i secilit prej katër besimeve kryesore në Shqipëri, midis tyre edhe nënshkruesit i pavarësisë së Shqipërisë, patriotët e mëdhenj, të nderuar të shquar, të ndershëm, të panjollë dhe idealistë, Mehdi Frashëri dhe Lef Nosi. Të katër ishin shqiptarë.
Për punët e saj të jashtme, Qeveria shqiptare e periudhës dhjetor 1943- nëntor 1944 kishte edhe Ministri të Jashtme. Asnjë shtet i pushtuar nga Gjermania nuk kishte ministri të Jashtme (këto fakte janë domethënëse për të përcaktuar nëse ishim vërtet të pushtuar, qoftë nga ana formale, qoftë nga ana juridike, apo jo?).
Ushtria gjermane nuk ndërhynte në punët e brendshme të Shqipërisë etnike, ajo ruante bregdetin mos hynin anglezët dhe prapavijat për Ushtrinë e saj në Greqi (Të tillë aktivitet luan edhe ushtria e NATO-s në vendet që janë në situata të tensionuara).
Patriotët shqiptarë realizuan diplomatikisht dhe me mjaft mençuri edhe bashkimin kombëtar, edhe neutralitetin e kombit, për rrjedhim edhe pavarësinë e tij. Dhe kjo është meritë historike e Mehdi Frashërit, që u vlerësua shumë nga Lef Nosi dhe Rexhep Mitrovica kryeministër, të dy kishin firmosur më 28 Nëntor 1912 në Vlorë Pavarësinë. Të tre arritën bashkimin kombëtar.
Çfarë bashkëpunimi kundër kombit mund të shohë ndonjë miop i indoktrinuar në këtë rast!?
E shumta që mund të thuhet është se Gjermania ofroi bashkëpunimin e saj që kombi shqiptar të bashkohej. Pra ata – që të majtët shqipfolës i quajtën “kolaboracionistë” realizuan neutralitetin e Shqipërisë dhe bashkimin e trojeve shqiptare.
Vetëm 50 vjet më vonë, historia u ripërsërit në Kosovë, kur trupat e NATO-s e çliruan atë dhe njohën Dr. Rugovën si President të Kosovës (Mehdi Frashërin modern).
Ushtria gjermane e la Shqipërinë më 28 nëntor 1944. Pushteti ra në duart e komunistëve. Çfarë ndodhi pas kësaj mënxyre? Që të kuptojmë thelbin e këtij ndryshimi duhet t’i referohemi një postulati të tmerrshëm dhe realitetit shqiptar:
Kryeministri shovinist serb Nikolla Pashiq është shprehur: “Që të kemi dorë të lirë në Kosovë, ne duhet të organizojmë një Shqipëri të vogël, të varfër dhe të izoluar”.
Kosova iu la përsëri Jugosllavisë dhe me keq akoma, banda e malit që kishte uzurpuar pushtetin votoi në Byronë Politike më 23 mars 1948 bashkimin e Shqipërisë me Jugosllavinë si republikë e shtatë. Nuk ishte parë asnjëherë në historinë botërore që një kryeministër i një vendi, t’i bëjë dhuratë vendin e tij një fuqie tmerrësisht armike. Por, kjo gjë nuk u prit mirë nga Tito – që siç duket i kishte më të qarta rreziqet e prishjeve të balancave, për të cilat fuqitë e mëdha kishin rënë dakord. Nga frika e SHBA=ve, Tito (dhe Stalini) nuk e ndërmorën gllabërimin e Shqipërisë.
Lind pyetja: A ka tradhtar më të madh, a ka antikombëtar më përbindësh se Enver Hoxha? A ka kolaboracionist më të ndyrë dhe më të ulët se ai dhe banda e tij? A ka cinizëm më të madh se ai që shpreh sot Ben Blushi?! A ka nivel më primitiv të të parit të historisë?!
Më 18 tetor 1943, dy anëtarë të grupeve komuniste, Petrit Hakani dhe Dhimitër Shuteriqi thërrasin në një takim Dr. Emin Orizaj, për ta “bindur” që të shtonte yllin stalinian mbi kapelën e tij. Dr. Orizaj ishte mjek stomatolog, i diplomuar ne Austri, njohës i pesë gjuhëve të huaja dhe një profesional dhe intelektual i shquar. Dr. Orizaj nuk pranoi dhe ai së bashku me Murat Çullajn ranë pre e plumbave të Petrit Hakanit dhe Dhimitër Shuteriqit (Gazeta Liria, 18 gusht 1993)
“Ben Blushi, nipi i Dhimitër Shuteroviqit kërkon që të hiqet busti i Lef Nosit nga sheshi në Elbasan, në atë shesh ku gjyshi i tij digjte librat më 1945, si shefi i zyrës së propagandës për Elbasanin. Ca njerëz e ruajnë traditën e familjes me fanatizëm, vazhdojnë të jenë po aq llum sa të parët e tyre”. (Çelo Hoxha – Facebook)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nis ndryshe spektakli i BBVA, Ledioni futet brenda në shtëpi dhe i jep G Banit lajmin e hidhur - ai lë shtëpinë mes lotësh

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Dhimbje koke për Arne Slot: Arrin oferta 120 milionëshe te Liverpooli për Szoboszlain

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës