Që ta bëjmë të qartë: Jo, presidenti rus Vladimir Putin nuk është njeriu më i fuqishëm i botës. Vendi i tij ndodhet në një krizë të rëndë ekonomike me një inflacion galopant. Jetëgjatësia e rusëve është e ulët, vendin e kërcënon kriza demografike. Madje vetë ushtria ruse, e parë me admirim, në një krahasim global të numrit të trupave zë vendin e katërt në botë. Arsenali i saj i armëve as nuk i afrohet atij “High-Tech” të amerikanëve.
Të gjithë këta janë faktorë që dëshmojnë më shumë se influenca e Putinit në botë do duhej të binte. Megjithatë presidenti rus udhëheq për herë të tretë listën e “Forbes”. Pse? Sepse ai di ta përdorë me efektivitet pushtetin e kufizuar që ka qoftë në Ukrainë apo në Siri. Dhe sepse ai, e kjo nuk është më pak e rëndësishme, është mjeshtër për të bindur të tjerët në pushtetin e tij dhe atë të Rusisë.
Prandaj, ai duhet të merrte titullin e kreut të shtetit më hileqar e më të shkathtit. Po Angela Merkel? Kur vjen puna në pushtetin real, sigurisht kancelarja gjermane nuk barazohet dot me presidentin amerikan. Por Merkel e ka përdorur në momente vendimtare pushtetin e saj. Fillimisht në Ukrainë, por edhe në krizën e Greqisë, dhe tani në krizën e refugjatëve. Kjo i ka sjell asaj prestigj ndërkombëtar, e jo më kot Merkel është renditur e dyta në këtë listë, menjëherë pas Putinit, dhe për herë të parë para Obamës.
Pa dyshim presidenti amerikan mbetet njeriu më i fuqishëm i botës. Ai ia ka dalë që ekonomia amerikane më e madhja në botë të dalë me sukses nga kriza më e madhe që nga koha e “depresionit të madh” të krizës ekonomike të vitit 1929. Ai ka luftuar për të bërë një reformë historike për shëndetësinë, që u ka ndihmuar miliona amerikanëve të të kenë një kartë sigurimi shëndetësor. Tjetra përkundër shumë kundërshtive në Uashington dhe në botë Obama ia ka dalë të bëjë një marrëveshje historike me Iranin në grindjen atomike.
Marrëveshja me ish-armikun e përbetuar, Teheran është edhe shembulli më i mirë për të treguar se SHBA me mundësitë e saj mund të arrijnë diçka në shkallë globale vetëm po qe se ndjekin një qëllim të qartë. Për fat të keq Obama në shumë kriza ka treguar një mungesë dëshire për angazhim dhe mungesë orientimi qoftë në Siri kundër Shtetit Islamik apo në përgjithësi kundër ekstremizmit islamist. E kur ka vepruar, shpesh me shumë hezitim. Kaq nuk mjafton për liderin e botës së lirë.
Ka gjasë që SHBA të mos jenë më për një kohë të caktuar vendi që do mund të vendosë i vetëm për problemet globale. Por fjalët e qarta dhe veprat nga Uashingtoni janë edhe më tej të pazëvendësueshme, kur kërkohet menaxhimi i sfidave ndërkombëtare. Në Siri pasiviteti i Obamës krijoi një vakuum, që e mbushi Putini. Kjo e ka dëmtuar SHBA-në, jo vetëm për përshtypjen që kanë në Uashington dhe Moskë, por më e rënda është zbehja e prestigjit tek aleatët. Ujdia me Iranin tregoi se Obama di ta përdorë më mençuri pushtetin që ka në çështjet komplekse të politikës botërore. Këtë ai duhet ta bëjë edhe tani në krizën e Sirisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

OKB-ja miraton rezolutën e hartuar nga Ukraina, SHBA-ja detyrohet të abstenojë nga mocioni i saj

Gjesti flet për Sara Kolamin: Nuk kam mundur asnjëherë të zihesha me të

Rizarta i drejtohet Gjestit: Kam kërkuar nga Vëllai i Madh që të mos fle më me ty

Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri